Sport

Bayern befason Guardiolën, i ofron lojtarin më të shtrenjtë në histori për gjermanin Sane

Lojtari më i shtrenjtë në historinë e rekordmenëve të Bundesligës nuk ka bindur në "Allianz Arena", por kjo kryesisht për shkak dëmtimesh
Featured image of article: Bayern befason Guardiolën, i ofron lojtarin më të shtrenjtë në histori për gjermanin Sane Leroy Sane

Nëse ky lajm do të vinte nga një media italiane apo një sajt anglez i dorës së dytë, nuk do ta besonim. Krejt ndryshe është situata, kur raportimi bëhet në gazetën e Mynihut, TZ.

E kemi fjalën për transferimin e mundshëm të Leroy Sane te Bayern Munchen. Klubi bavarez e do me ngulm gjermanin dhe, sipas TZ, është gati t’i surprizojë të gjithë për sulmuesin anësor.

TZ shkruan se Bayern i ka ofruar Manchester City një lojtar në këmbim dhe ai është kampioni i botës me Francën, Lucas Hernandez. Lojtari më i shtrenjtë në historinë e rekordmenëve të Bundesligës nuk ka bindur në “Allianz Arena”, por kjo kryesisht për shkak dëmtimesh.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Megjithatë, ndoshta Bayern ka humbur durimin shpejt dhe është gati ta shesë. Do të ishte befasia më e madhe e merkatos verore!

M.P. / Dosja.al

Shto Koment