
TIRANË- Do të duhet të ishte një nga Komisionet kryesore ku pritet të diskutohej ligji për mbajtjen e armëve, por Siguria është kthyer në një mbledhje gallate. Komisioni nisi bisedën me kategorizimin e thikave dhe dorezave si “armë”, por më pas deputeti Myslym Murrizi ishte i shqetësuar për shëndetin e Ermonela Felajt, pas shërimit nga COVID19. Ndërkohë që deputetja e PS, Ermonela Felaj i kërkoi Xhemal Qefalisë të mos hyjë më live nga makina në mbledhje.
DISKUTIMI NË KOMISIONIN E SIGURISË:
Xhemal Qefalia nga makina: Unë do të kërkoja rishikimin e kufirit të moshës 70 vjeç..
Myslim Murrizi: E drejta e Zotit i lejon 70-vjeçarëve të martohen dhe ne t’i heqim atë të mbajtjes së një dyfeku në krah…?
*****
Murrizi: Duhet rishikuar kjo pjesa e përcaktimit si armë të dorezave dhe thikave se dalim te historia çadra pistoletë, stilolapsa pistoletë
Felaj: Z. Derivishaj ose z. Llamallari…
Murrizi: Avash-avash kryetare se je në ditët e para të rikuperimit dhe mos mu lodh shumë.
Felaj: Jo nuk lodhem.
Murrizi: A të keqen kryetare.
Felaj: Kur jam në mbledhje me ju çlodhem.
Murrizi: Mezi e ke kaluar Covidin, duam të jesh marshallah.
Felaj: Ashtu jam.
Murrizi: Lëri të lodhen këta të Ministrisë.
(F.g/dosja.al)