Politike

BATUTAT/ Alimadhi me zemër të thyer nga Balla…. Gjuzi i thotë “të dua Ruçit”, kryeparlamentari i ngrysur: Merr mikrofon, dil tek dera e sqarohu

VIDEO
Por teksa deputetët po replikonin nga vendi, Gramoz Ruçit ia mori vëmendjen ndërhyrja e Kujtim Gjuzit, i cili donte të sqaronte një problem.
Featured image of article: BATUTAT/ Alimadhi me zemër të thyer nga Balla…. Gjuzi i thotë “të dua Ruçit”, kryeparlamentari i ngrysur: Merr mikrofon, dil tek dera e sqarohu Kujtim Gjuzi, Adreatik Alimadhi dhe Gramoz Ruçi

TIRANE– Ndryshimet historike të Kushtetutës që votohen sot në parlament, nuk i kanë penguar deputetët të jenë edhe krijues në batuta mes tyre. I pari që e nisi ishte deputeti Adriatik Alimadhi, i cili u ndie i fyer nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Balla i tha Alimadhit se “unë nuk kam parë në jetën time si ti”, e kjo frazë duket se e ka trishtuar Alimadhin i cili tha se kishte raporte miqësore të veçanta me Ballën.

Adriatik Alimadhi-Ballës: Nuk e prisja nga ti që të më thoje që jam i çuditshëm se kemi patur koefidenca bashkë. Këtë nuk e prisja dhe ndihem i fyer. S’jam servil unë.

Një tjetër moment interesant ishte sfida që Alimadhi i hapi deputetit Myslym Murrizi, i cili e akuzoi se ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit.

Adriatik Alimadhi-Murrizit: E ke thënë nja shumë herë që kam qenë zv/ministër, kam qenë dhe jam krenar. Se flisni edhe për të shkuarën time, që e shkuarë komuniste. Ejani të shkojmë ta shohim.  Ejani të shohim edhe tuajën dhe kush është tërhequr zvarrë nga diktatura komuniste.

Por teksa deputetët po replikonin nga vendi, Gramoz Ruçit ia mori vëmendjen ndërhyrja e Kujtim Gjuzit, i cili donte të sqaronte një problem.

Me një fletë formati ku shkruhej “I love u”, “të dua”, Gjuzi kërkoi fjalën, që nuk iu dha nga Ruçi pasi sipas tij, ky moment kishte skaduar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gramoz Ruçi: Kap një mikrofon aty tek dera e parlamentit dhe ik sqarohu. IT-ja hapja pak Gjuzit.

Kujtim Gjuzi: Zoti kryetar, ku është fjala ime si i pavarur?

Gramoz Ruçi: E kishe radhën por të iku se s’ishe këtu, Të kishe qëndruar të merrje fjalën. Vazhdojmë tjetri.


Lajmi kryesor: S’ka më kohë! Sot Kuvendi kalon ndryshimet Kushtetuese për listat dhe koalicionet, parlamenti rikthehet në shtator

(F.g/dosja.al)

Shto Koment