Politike

Debate tek Ligjet/ Mazhoranca rrëzon dekretin e Metës për Noterinë, në krah edhe Euralius

  • Batuta tek Ligjet/ Manja: LSI është zëri i Presidentit. Caka: Muhabete 5 lekshash
  • Sot, Ligjet rrëzuan me votën e mazhorancës dekretin e Metës për Noterinë, pas rikthimit që presidenti i bëri ligjit pak ditë më parë në parlament. Meta tha se ligji nuk ishte në përputhje me kushtetutën.
    Featured image of article: Debate tek Ligjet/ Mazhoranca rrëzon dekretin e Metës për Noterinë, në krah edhe Euralius Ulsi Manja, duke folur gjatë një mbledhjeje në Komisionin e Ligjeve
    Përditësuar:

    TIRANË- Nuk ka kaluar pa debate mbledhja e sotme e Komisionit të Ligjeve. Sot, Ligjet rrëzuan me votën e mazhorancës dekretin e Metës për Noterinë, pas rikthimit që presidenti i bëri ligjit pak ditë më parë në parlament. Meta tha se ligji nuk ishte në përputhje me kushtetutën. (Lexo këtu)

    Mazhoranca e rrëzoi me 10 vota pro dhe 3 kundër dekretin e Metës. Këshilltari i Presidentit tha se 3 nene janë me të meta. Kundërshtia nuk mungoi nga dhoma e Noterëve dhe Euralius.

    Debati në Komisionin e Ligjeve

    Bledar Dervishi, këshilltar ligjor i Presidentit: Disa dispozita paraqesin probleme. Tre nene paraqesin të meta që duhet të rivlerësohen nga Kuvendi. Ka mos koherencë brenda ligjit. Nuk garantohet një kosto e barabartë mes noterëve gjatë veprimtarisë së tyre. Nuk garantohen shtresat e pamundura për të marrë shërbimet e nevojshme.

    Dhoma e Noterisë: Nuk jemi dakord me propozimet e Presidentit

    EURALIUS: Ligji bën balancë dhe e vlerësojmë se arrin balancën e duhur. Janë zgjidhje të ngjashme edhe me vendet e tjera. Dispozita të tilla gjenden dhe në vende të tjera të BE. Është në përputhje me standardet e BE.

    Vasilika Hysi: Argumentet e Presidentit nuk qëndrojnë

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Deputetja e LSI-së, Silva Caka: Ligj është klientelist, sigurimin përvecse të detyrueshëm e ktheni në tender. Kthehet në ligj partiak me gjithë spiunet tuaj dhe ligj klientelist, do e përcaktoni ju kush e merr tenderin.

    Enkelejd Alibeaj: Po luhet teatër hipokrit. Keni detyruar presidentin që në mungesë të Gjykatës Kushtetuese t’i tërheqë veshin parlamentit edhe në cështje të teknikes legjislative.

    Kryetari i këtij komisioni, Ulsi Manja ka replikuar me deputeten e Lëvizjes Socaliste për Integrim dhe anëtaren e këtij Komisioni, Silva Cakajn. Manja i dha fjalën Cakajt, dhe tha se është zëri i presidentit Ilir Meta në këtë komision.

    Replikat e plota:

    Ulsi Manja: Kemi dalë në fazën e diskutimeve të dekretit. Fjalën po ja jap zonjës Caka, se e ka kërkuar me pare. Dhe meqë është edhe zëri i Presidentit në komision.

    Silva Caka: Leri komentet Ulsi, muhabete 5 lekshash

    Shto Koment