Politike

“A ka një ftohje të marrëdhënieve Rama- Cakaj?”/ Baton Haxhiu flet hapur: Kryeministri është autoritar vetëm në …..

Haxhiu është shprehur se Rama është autoritar vetëm në pika ku ai është i sigurt dhe ku ai përfaqëson idenë e tij dhe vizionin e tij.
Featured image of article: “A ka një ftohje të marrëdhënieve Rama- Cakaj?”/ Baton Haxhiu flet hapur: Kryeministri është autoritar vetëm në ….. Baton Haxhiu dhe Gent Cakaj
Përditësuar:

Tiranë- Prej kohësh në media është folur për një prishje të marrëdhënieve mes kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj. Këtë të martë emisioni Opinion ka trajtuar përbërjen e qeverisë, ndërsa gazetari Baton Haxhiu ka dhënë detaje për marrëdhënien Rama- Cakaj.

Biseda:

Baton Haxhiu: Edhe pak kohë do na duhet Fevzo dhe të gjithë ministrat do i kemi nga showbizz-i, ta janë atraktivë për publikun

Mira Kazhani: Nga ti varen Baton një pjesë e mirë, kështu që po propozove ti ndonjë emër të mirë nga showbizz-i nga Kosova e bën direkt kryeministri, kështu të ka dalë nami të paktën…

Baton Haxhiu: Po ja ky është një fake news, po ashtu si ato klikimet false të ministrave

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Blendi Fevziu : Baton ndërkohë ka një pyetje tjetër Karapanço që thotë ka një ftohje mes Cakajt dhe Ramën?

Baton Haxhiu: Unë realisht i kam marrëdhëniet shumë të mira me mikun tim Edi Rama, por me kryeministrin Rama nuk do më thënë që pajtohemi gjithmonë …dhe nuk i ndërhyj askujt në punët e tij profesionale, por mesa di unë subordinimi në qeverinë Rama është korrekt dhe ju lejohet njerëzve të tjerë të kenë dhe mendim kundër. Të gjithë ata që mendojnë se Rama është autoritar plotësisht është autoritar vetëm në pika ku ai është i sigurt dhe ku ai përfaqëson idenë e tij dhe vizionin e tij.

Marrë nga Opinion

J.V/Dosja.al 

Shto Koment