Politike

Baton Haxhiu tregon ku ‘çaloi’ fushat e PD-së: Shikoni votat e 15 të parëve në listë dhe do të shihni se ku janë defektet, 72 kandidatë nuk zbritën në terren

Sipas Haxhiut, për tu kuptuar kjo gjë, mjafton të shohësh votat që kanë mbledhur 15 personat e parë në listat e kandidatëve. 
Featured image of article: Baton Haxhiu tregon ku ‘çaloi’ fushat e PD-së: Shikoni votat e 15 të parëve në listë dhe do të shihni se ku janë defektet, 72 kandidatë nuk zbritën në terren Baton Haxhiu

TIRANË– Analisti Baton Haxhiu ka treguar pikët që sipas tij bënë që fushata e Patisë Demokratike të mos kishte efektin që pritej. I ftuar në “Opinion”, Haxhiu tha se shumë prej kandidatëve të PD-së nuk kanë dalë fare në terren për të mbledhur vota.

Sipas Haxhiut, për tu kuptuar kjo gjë, mjafton të shohësh votat që kanë mbledhur 15 personat e parë në listat e kandidatëve. 

Pjesë nga biseda në studio

Blendi Fevziu: Mirë apo keq fushata e Partisë Demokratike?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Baton Haxhiu: Unë e kam deklaruar dhe më herët, PD ka bërë fushatë të mirë të liderit, por jo të shtrirjes së deputetëve. 72 deputetë nuk kanë vota dhe janë në parlament dhe 72 deputetë nuk kanë zbrit në secilën shtëpi për të marr vota. Defektet e PD-së kanë qenë se në disa zona janë dorëzuar herët dhe nuk e dinë se sistemi në qarqe u kishte mundësuar edhe fitoren. Mos harroni se 5 -6 deputetë janë humb vetëm për 1800 vota. Nëse dikush kish pas përkujdesje aritmetike beteja kishte me qenë më e ashpër.

Blendi Fevziu: Cila ishte karta më e fortë?

Baton Haxhiu: Fushata e koncentruar në një lider, që është menduar se do të forcohet pozita e liderit të PD përkarshi një superlideri të PS. PS ëhstë e koncentuar në betejën publike të liderit. Nëse strategjia e PD do të ishte lideri plus të tjerët dhe lideri plus shtrirja në secilën shtëpi për të kërkuar votat…. Shikoni votat e 15 të parëve në listë dhe do të shihni se ku janë defektet.

(f.m/Dosja.al)

Shto Koment