Aktualitet

Baton Haxhiu: Lleshaj duhet të lirojë detyrën

Në emisionin “Opinion”, Haxhiu tha se ai vetë në kushte të tilla nuk do të mundej të qëndronte në detyrë.
Featured image of article: Baton Haxhiu: Lleshaj duhet të lirojë detyrën Baton Haxhiu

TIRANË– Analisti Baton Haxhiu e ka konsideruar si kriter moral, por jo politik dhënien e dorëheqjes së ministrit Lleshaj, pas vrasjes së 25-vjeçarit nga një punonjës policie.

Në emisionin “Opinion”, Haxhiu tha se ai vetë në kushte të tilla nuk do të mundej të qëndronte në detyrë.

Pjesë nga biseda

Haxhiu: Politikisht vetëm nëse një ministër mbron policinë, atëherë protestuesit kanë të drejtë të kërkojnë dorëheqjen e tij. Etika… Pas këtij brutaliteti, unë nuk kisha mund të qëndroja. Moralisht ai duhet të thotë: Më falni, për hir të këtij djali që u vra në mënyrë ekstreme, unë liroj detyrën dhe nuk duhet të jem pjesë e detyrës në muajt e ardhshëm. Moralisht.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Fevziu: Ka fjalë që ka një konflikt të fortë mes Ramës dhe Lleshajt, mos është ndojë rast i mirë që Rama ta largojë Lleshajn?

Haxhiu: Po, kanë një konflikt, por ky konflikt nuk ka lidhje me këtë vrasje.

Marrë nga Opinion.al

(f.m/dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment