AktualitetRajoni

Baton Haxhiu: Kemi një grup idiotësh që gjykojnë idetë për shkëmbimin e territoreve (VIDEO)

Për çështjen e kufinjve, gazetari Baton Haxhiu i konsideron "idiotë" ata që gjykojnë idetë për shkëmbimin e territoreve.
Featured image of article: Baton Haxhiu: Kemi një grup idiotësh që gjykojnë idetë për shkëmbimin e territoreve (VIDEO) Baton Haxhiu
Përditësuar:

Për çështjen e ndryshimit të kufinjve, gazetari Baton Haxhiu i konsideron idiotë ata që gjykojnë idetë për shkëmbimin e territoreve.

Në emisionin e “Tempora” të Sonila Meços,  Batoni u shpreh se  krejt konceptimi i korrigjimit të kufijve nuk është i bartur me analizë. 

“Krejt konceptimi i korrigjimit të kufijve nuk është i bartur me analizë. Nëse nuk ka transparencë nuk akuzon dhe nuk shpall tradhtar.

Kemi një grup idiotësh që gjykojnë mbi vendimin pa pasur vendim fare. Sepse kemi Parlamentin dhe referendumin. Më shumë se sa marrëveshja Kosovë-Serbi është frika e bashkimit Kosovë-Shqipëri. “, u shpreh Batoni. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kryeministri Ramush Haradinaj për këtë temë është shprehur se tokat e Kosovës nuk janë mall për tregti dhe se ata që flasin për këtë janë armik të vendit.

“Nuk ndërrohet territori dhe kufijtë. Vendi është njëherë i vendosur dhe nuk parashihet biseda kështu. Unë nuk jam tregtar dhe nuk përfaqësoj ndonjë mall për treg, sa metra këtej dhe as metra andej. Nuk ka kryetar qeverie që diskuton tokën e vet për shkëmbim. Është absurdi më i madh.”, u shpreh Haradinaj. (Lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Shto Koment