Politike

Baton Haxhiu: Jam për një marrëveshje Rama-Basha, do të ishte lajmi më i mirë për shqiptarët

Haxhiu ka deklaruar se një marrëveshje mes Ramës dhe Bashës do të ishte një lajm i mirë për shqiptarët.
Featured image of article: Baton Haxhiu: Jam për një marrëveshje Rama-Basha, do të ishte lajmi më i mirë për shqiptarët Baton Haxhiu, Lulzim Basha dhe Edi Rama

Tiranë– Analisti Baton Haxhiu është shprehur në emisionin “Opinon” se një marrëveshje mes Ramës dhe Bashës, do të ishte një lajm i mirë për shqiptarët. Sipas tij kjo do të sillte qetësimin e palëve dhe do të ishin qytetarët ata që do të vendosnin me votë.

“Unë jam që marrëveshja Rama-Basha të jetë në të mirë të Shqipërisë. Unë mendoj që një mirëkuptim në ajër ekziston dhe ky mirëkuptim ekziston për arsye se shoqëria shqiptare është lodhur. Po them ky mirëkuptim do të ishte mirë që të ndodhte, kushdo që fiton zgjedhjet të jetë në bashkëqeverisje me partinë tjetër. Të ketë një marrëveshje që t’i japin një frymë të re Shqipërisë për arsye se partitë e vogla po e ngulfosin një alternativë të re qytetarë që duhet të lind. Nëse kjo ndodh jo Shqipëria, por krejt bota shqiptare do të arrijnë një gjendje relaksi. Marrëveshja Rama-Basha do të ishte lajmi më i mirë për shqiptarë, jo vetëm për Shqipërinë”, u shpreh Haxhiu.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë më herët, në këtë emision ai deklaroi se presidenti Ilir Meta, nëse ka prova që Rama bashkëpunon me Serbinë le t’i bëjë publike. Ai theksoi se në këtë mënyrë mund të largojmë Ramën nga pushteti.

J.V/Dosja.al

Shto Koment