Rajoni

Baton Haxhiu BEFASON me deklaratën: Kadri Veseli kërceu nga aeroplani për t’u bashkuar me luftëtarët e Kosovës

I ftuar në 'Media në fokus' gazetari thotë se, në vitin 1998 Kadri Veseli për t'u bashkuar me luftëtarët e tjerë të UÇK-së është hedhur nga avioni, pasi për shkak të motit të keq aeroplani ushtarak i cili po kthehej nga Parisi për në Rinas nuk mund të zbriste në aeroport.
Featured image of article: Baton Haxhiu BEFASON me deklaratën: Kadri Veseli kërceu nga aeroplani për t’u bashkuar me luftëtarët e Kosovës Baton Haxhiu, analist

KOSOVË- Gazetari kosovar Baton Haxhiu ka habitur me deklaratën e tii, për ish-kreun e PDK, Kadri Veseli, i cili aktualisht ndodhet dhomat e paraburgimit në Hagë pasi akuzohet nga Gjykata speciale për krime lufte.

I ftuar në ‘Media në fokus’ gazetari thotë se, në vitin 1998 Kadri Veseli për t’u bashkuar me luftëtarët e tjerë të UÇK-së është hedhur nga avioni, pasi për shkak të motit të keq aeroplani ushtarak i cili po kthehej nga Parisi për në Rinas nuk mund të zbriste në aeroport.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Për shkak të motit të keq, aeroplani ushtarak s’ka mund të zbres në Aeroportin e Rinasit dhe Kadri Veseli bashkë me shokun e tij kanë kërcyer nga avioni për t’u nisur në Kosovë që të nisëshin për luftë sepse luftëtarët ishin atje. Aeroplani nuk ka zbritur, po Kadri Veseli ka kërcyer nga avioni. Ky është Kadri Veseli”, tha Baton Haxhiu.

Tashmë Krasniqi, Thaçi, Veseli dhe Selimi janë të prangosur në Hagë. Një natë më parë, Dhoma e Specializuar konfirmoi aktakuzën kundër ish-presidentit Hashim Thaçit, dy ish-kryeparlamentarëve Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, që aktualisht ndodhen në dhomat e paraburgimit. Të katër zyrtarët më të lartë të Kosovës, akuzohen për arrestim të paligjshëm, vrasje dhe torturë, të cilat konsiderohen si krime lufte. Në aktakuzën e publikuar shkruhet se nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të një viti më vonë, në Kukës dhe Cahan janë kryer krime ndaj qindra civilëve që nuk ishin pjesë e luftës së UÇK-së.

(A.k.dosja.al)

Shto Koment