FactcheckTelevizion

Baton Haxhiu hyn në tregun mediatik në Tiranë, gazetari themelon Alb Post, shoqëria më e re mediatike në vend (FOTO)

Albanian Post është regjistruar në datën 10 janar 2020 me seli në Tiranë e më një kapital fillestar minimalist prej 100 lekësh.
Featured image of article: Baton Haxhiu hyn në tregun mediatik në Tiranë, gazetari themelon Alb Post, shoqëria më e re mediatike në vend (FOTO) Baton Haxhiu, gazetar

TIRANË- Një kompani e re mediatike është themeluar në Janar 2020, ajo zotërohet dhe administrohet nga publicisti Kosovar Baton Haxhiu. Dosja.al ka mësuar se Shoqëria Albanian Post është shoqëri me përgjegjësi të kufizuar dhe do të ushtrojë aktivitet në fushën e mediave elektronike, vizive, online, ëebsite dhe të shtruara, botime të ndryshme, prodhime dhe publikime reklamash, tregtim paisjesh për nevoja të mediave elektronike.

Në Objekt është shkruar edhe:  Publikim i organeve informative, kulturore, argëtuese të shtypit, agjenci publiciteti, realizim reklamash, prodhime audiovideo. Shtypje gazetash, shërbime gazetarie. Po kështu shoqëria parashikon të merret me auditime, konsulenca e trajnime të gazetarëve, operatorëve, fotografëve në fushën e medias elektronike dhe të shkruar për formimin profesional të tyre sipas parimit të shprehjes së lirë dhe të të pavarur.

Albanian Post është regjistruar në datën 10 janar 2020 me seli në Tiranë e më një kapital fillestar minimalist prej 100 lekësh. Pasaporta e kësaj shoqërie mund të klikohet tek Open Corporates Albania: http://www.opencorporates.al/en/nipt/M01315012G

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Gazeta e Baton Haxhiut

Ende nuk dihet arsyeja pse Haxhiu ka vendosur të hyjë në tregun shqiptar apo emrat me të cilët po bashkëpunon, veçse ajo që mund të themi është se kohët e fundit ai është parë tejet aktiv në studiot e debatit në Shqipëri.

(Dosja.al)

Një Koment në “Baton Haxhiu hyn në tregun mediatik në Tiranë, gazetari themelon Alb Post, shoqëria më e re mediatike në vend (FOTO)

  1. Neve na shqetson Alketa dhe fustanet që veshi, jo Batoni. na intereson Vuçiç dhe jo Albini!
    Kur nuk dim të vlersojm se kush është e keqja më mirë të na bëhet. do ja dëgjojm krizmën Batonit më vonë…!

Shto Koment