Sport

Bastet, Atletiko Madrid apelon vendimin për pezullimin e Tripier në FIFA!

Federata Angleze e Futbollit ka pezulluar me 10 javë mos aktivizim, për shkak të implikimit të tij në bastet sportive të mbrojtësit Kieran Tripier, në kohën kur ai luante te Totenhem
Featured image of article: Bastet, Atletiko Madrid apelon vendimin për pezullimin e Tripier në FIFA!
Përditësuar:

SPANJE – Disa ditë më parë, mbrojtësi britanik Kieran Tripier u pezullua për 10 javë nga Federata Angleze e Futbollit për shkeljen e rregullave në lidhje me bastet në internet kur ai ende luante në Totenhem (deri në verën e 2019).

Ndërkohë, FIFA ka njoftuar këtë të shtunë, se ka pranuar ankesën e bërë nga skuadra e Atlétiko Madrid, për të shqyrtuar edhe një herë masën pezulluese për Kieran Tripier, ku aktualisht luan lojtari i pezulluar që nga sezoni i kaluar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mbrojtësi i djathtë anglez 30-vjeçar, në pritje të një vendimi pozitiv për të nga Komisioni i Apelit i organit të futbollit botëror, mund të rishfaqet sërish në fushat e futbollit me fanelën e Atletiko Madridit.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment