Showbiz

“Bastardojnë çdo gjë”, Erik Lloshi flet për elemimin nga Festivali i RTSH: E padrejtë, organizatorët kanë shkelur rregulloren

Këngëtari i njohur kritikat i ka bërë nga ekrani i RTSH, ku ka qenë i ftuar në emisionin “Semafor”. Lloshi tha se eleminimi i tij është i padrejtë, pasi në garë ka dhe kompozotor që janë të huaj dhe kjo gjë sipas këngëtarin nuk lejohet.
Featured image of article: “Bastardojnë çdo gjë”, Erik Lloshi flet për elemimin nga Festivali i RTSH: E padrejtë, organizatorët kanë shkelur rregulloren Vera Grabocka, Alketa Vjesiu, Erik Loshi dhe Festivali i RTSH

TIRANË- Një tjetër këngëtar që  ka shprehur hapur kritikat e tij për Festivalin e RTSH-së dhe mënyrës se si po organizohet ai është Erik Loshi. I eleminuar tashmë nga gara, që sipas tij nuk ka marrë një arsye pse ka ndodhur kjo gjë, Eriku shprehet se janë shkelur rregullat e vendosura nga drejtuesit.

Këngëtari i njohur kritikat i ka bërë nga ekrani i RTSH, ku ka qenë i ftuar në emisionin “Semafor”. Lloshi tha se eleminimi i tij është i padrejtë, pasi në garë ka dhe kompozotor që janë të huaj dhe kjo gjë sipas këngëtarin nuk lejohet.

BISEDA

Erik Loshi: Këtu e kanë humbur fillin në çdo lloj kënge, dhe në botë ka këngë në stilin e vet, por këtu e bastardojnë fare.

Gazetarja: Nga se nisesh që e ke këtë revoltë, se dukesh që të kanë prekur pak?

Erik Lloshi: Nuk ësthë revoltë, mua nuk më prekin fare. Nuk kanë ç’a më bëjnë, nuk afrohen dot në punë  time. Këtu nuk ka censurim.

Gazetarja: Nuk ka një ndarje…

Erik Lloshi: Ka një problem se ata që mendojnë se bëjnë një censurim, e kanë gabim. Ka p[asur raste që na kanë eleminuar dhe ne.

Gazetarja: Ku të kanë eleminuar ty, me thuaj një rast?

Erik Lloshi: Me aq sa di unë në Festivalin e RTSH-së unë nuk jam.

Gazetarja: Për festivalin që po zhvillohet tani.

Erik Loshi: Isha me tekst muzikë nga vet unë dhe me sa di ka kompozitor të huaj, gjë që nuk është e lejueshme dhe më vjen shumë keq për këtë pjesë. Ka kompozitor që nuk kanë kombësi shqiptare dhe unë do ta them kudo këtë se kjo është e padrejtë për mua.

 

 

Këtë vit Festivali në RTSH organizohet nga Alekta Vjesiu dhe Vera Grabocka. Ndaj organizatorëve ka pasur shumë kritika për përzgjedhjen e këngëve dhe për korrupsion. Ka qenë kompozitorja Diana Ziu e cila ka hedhur akuza të forta ndaj Grabockës, e më pas dhe kompozitorë e këngëtarë të tjerë. Në listën e këngëtarëve të përzgjedhur bie në sy se shumë prej tyre janë ‘produkt’ i emisioneve të dyshes Grabocka-Vejsiu, nga të cilat ende nuk ka një reagim.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment