Politike

Bashkoi votën për “Zgjedhoren”, Maliqi “thumbon” Ramën: Do vinte si Çeço te qëndrimi ynë, të pranojë rrotacionin politik

Deputeti Lefter Maliqi dhe 5 kolegë të tij, deklaruan dje qëndrimin e tyre pro marrëveshjes për reformën zgjedhore. Tashmë reforma i ka 84 votat për t'u miratuar në parlament.
Featured image of article: Bashkoi votën për “Zgjedhoren”, Maliqi “thumbon” Ramën: Do vinte si Çeço te qëndrimi ynë, të pranojë rrotacionin politik Lefter Maliqi dhe Edi Rama

TIRANË -Deputeti Lefter Maliqi ka reaguar një ditë pasi ai së bashku me 5 kolegë deklaruan qëndrimin e tyre po marrëveshjes së 5 qershorit për reformën zgjedhore. Në një postim në rrjetet sociale, Maliqi shkruan, se kryeministri Edi Rama është i detyruar që të pranojë rrotacionin politik. Më tej ai ka shtuar, se deputetët e opozitës së re e detyruan Ramën që të bashkohej me ta për miratimin e reformës zgjedhore.

Postimi i Maliqit

Ne kishim bindjen se Ramziu nga drejtimi i paditur do te vinte si Çeço tek qëndrimi yne..,dhe erdhi duke u tërhequr zvarre e duke u lëpirë pavarsisht se per pushtetin e tij personal ka bere pirueta. Tani eshte radha ti kujtojme Ramziut se do te pranoje dhe rotacionin politik,ose nga mosqarkullimi i gjakut do te bjere ne koma ose do te pesoje paralize te plote duke vazhduar te thote ne publik budalliqe. Ne nuk kemi levizuar nga qendrimi yne proamerikane e proeuropiane dhe ja arritem qellimit.  Ne e detyruam Ramen te bashkohej me ne per te miratuar marreveshjen zgjedhore historike te 5 Qershorit ne Rezidencen Amerikane dhe te mbeshtetur nga BE dhe SHBA.Miqte e mi bashkohuni me ne qe ti tregojme Ramziut se ne jemi sot opozita e vertete dhe neser do te jemi maxhoranca. Gjithcka ju keni thene dhe se bashku do e miratojme keto dite ishin per te diskretituar Ramziun dhe per ti treguar se jemi proamerikane e proeuropiane. Është koha ti tregojmë shqiptareve dhe nderkombtareve se deputetet per marreveshje te tilla historike per te ardhmen e vendit ne BE voten e kane trasparente publike te paster te ndershme dhe te hapur.Votimi i fshehte i sherben vetem Antishqiptareve, antieuropianeve dhe antianerikaneve. Shqiperia si Europa.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Reforma zgjedhore është drejt miratimit. Ditën e djeshme, 6 deputetë të opozitës së re, Lefter Maliqi, Gjetan Gjetani, Fatjona Dhimitri, Artur Roshi, Besnik Troplini dhe Suzana Topi, deklaruan votën e tyre pro marrëveshjes së arritur për reformën zgjedhore më 5 qershor në Këshillin Politik. Ata argumentuan votën pro, duke thënë se reforma zgjedhore është një nga kushtet për integrimin.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment