Kush vrau kë? Dëshmitë e plota të Dumanit e Hoxhajt, PAGESAT dhe SHËNJESTRAT. Ndihma nga 'shteti'
Nuredin Dumani, Henrik Hoxhaj dhe të shumëkërkuarit TIRANË- Bashkëpunuan në krime e tashmë po bëjnë të nj...
Nuredin Dumani, Henrik Hoxhaj dhe të shumëkërkuarit TIRANË- Bashkëpunuan në krime e tashmë po bëjnë të nj...
Foto Ilustruese SHBA- Shqipëria ka porosiur raketa antitank Javelin. Lajmi është bërë i ditur nga kompania amerikane Lockhead Mart...
Foto Ilustruese TIRANË- Këshilli i Evropës i ka vënë pikat mbi ‘i’ raportit për Shqipërinë! Pikat m&eum...
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka bërë me dije detaje të tjera lidhur m...
SHBA – Në një raport të botuar ditën e sotme nga Instituti amerikan i Politikës së Jashtme amerikane ‘John Hopkins’ thekson se administrata e presidentit Joe Biden do të ndërmarrë sanksione ndaj çdo lideri politik në Shqipëri dhe në Kosovë, i cili bën thirrje për krijimin e Shqipërisë së Madhe.
Raporti i cili shpjegon situatën në Ballkan, veçanërisht marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë, saktëson midis të tjerave se çdo përpjekje për të bërë thirrje apo promovuar krijimin e Shqipërisë së Madhe apo bashkimin midis dy vendeve do të shoqërohet me sanksione.
Faksimile e raportit të Institutit Amerikan i Politikës së Jashtme amerikane “John Hopkins”
“Zbatimi i hapave të administratës Biden, duke përfshirë emërimin e të dërguarit Special për Njohjen e Kosovës”, së bashku me paralajmërimin e shprehur të SHBA-së për të sanksionuar çdo lider në Shqipëri apo Kosovë që promovon apo bën thirrje për ‘bashkim’ mes të dyve vendeve të pavarura”, thuhet në raport.
Në raport shpjegohet qasja që ka Perëndimi ndaj Kosovës dhe situatës në Ballkan, duke theksuar se shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur ende Kosovën, nëse ndryshojnë qëndrim përbëjnë çelësin e stabilitetit rajonal. Kjo bën që Beogradi dhe Prishtina të lëvizin nga pozicionet e tyre. Raporti vë në dukje se Perëndimi po punon me Greqinë që ajo të njohë Kosovën dhe kjo do t’i hapte rrugën Kosovës për të qenë më pas edhe anëtare e NATO-s. Gjithashtu raporti ngre alarmin për ndikimin rus dhe atë kinez në Ballkan.
“Rritja e ndikimit rus dhe kinez në rajonin e Ballkanit është alarmante”, shkruhet në raport.
Më tej shpjegohet se Kosova mund të shënojë pikën përfundimtare të shpërbërjes së ‘Jugosllavisë’ që vjen vetëm përmes njohjes së saj nga vendet e mbetura të NATO-s dhe BE-së.
“Në thelb të strategjisë është: shpërbërja e dhunshme e Jugosllavisë prej tre dekadash mund të përfundojë aty ku filloi, në Kosovë. Ky pretendim vlen për krizën që vijon të mbajë të ngërthyer Bosnje-Hercegovinën. Sanksionet e forta të SHBA-së të vendosura në fillim të janarit 2022, edhe nëse shtrihen në një gamë më të gjerë figurash të korruptuara në vend, nuk do të shërojnë paralizën e Bosnjes prej dekadash. Nga ana tjetër, njohja e Republikës së Kosovës nga katër anëtarët e NATO-s si Spanja, Sllovakia, Rumania dhe Greqia – do të transformonte Dialogun e udhëhequr nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, dhe të gjithë rajonit, duke përfshirë edhe Bosnje-Hercegovinën. Të bindësh këto katër shtete – dhe një të pestë, Qipron, e cila është anëtare e BE-së, por jo e NATO-s – për të njohur Kosovën nuk është aq e lehtë. Kjo do të kërkojë një përpjekje të vendosur nga administrata Biden, së bashku me aleatët kryesorë, për të bindur ata që nuk e njohin që të ndryshojnë qëndrimin e tyre”, thuhet më tej në raport.
(d.v/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
IZRAEL- Një grup studiuesish në një spital të Izraelit thanë se gjetjet paraprake të një studimi sugjerojnë se doza e katërt e vaksinës kundër COVID-19-s, nuk n...
SHBA- Dy kompani telefonike në Shtetet e Bashkuara, AT&T dhe Verizion, janë pajtuar për të shtyrë lansimin e gjeneratës së re të komunikimeve (5G) në disa a...
Vetëm disa javë më parë, zgjedhjet presidenciale franceze të 2022 dukej sikur ishin tashmë një marrëveshje e përfunduar: Presidenti Emmanuel Macron do të mundte...
SHBA – Një grua 77 vjeçe ndëroi jetë pas një shpërthimi që u dëgjua në një apartament në Bronks të Nju Jorkut. Zjarri i krijuar bëri që një pjesë e...
KOSOVË- Presidentja Vjosa Osmani ka denoncuar në Polici për kërcënim publik ish-ambasadorin e Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Degaj. Gazeta Ekspress...
KOSOVË- Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu është shfaqur së fundmi si aktore në një serial televiziv. Haxhiu ka marrë pjesë disa sekonda në ...
KOSOVË- Qeveria e Kosovës ka aprovuar kërkesën e Zyrës së Rregullatorit për Energji, për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët që...
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do të vizitojë të mërkurën Ukrainën. Vizita vjen në një kohë kur bisedimet e javës së kaluar me Moskën kanë ar...
TURQI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë vizitës një ditore në Turqi mori pjesë në seancën e tretë të Këshillit të Lartë për Bashkëpun...
TURQI- Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka deklaruar se ai dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiç janë dakordësuar që të ndërmjetësojnë b...