LIVE UPDATES
Bota

Bashkimi Evropian paralajmëron Rusinë: Do keni pasoja nëse e pushtoni Ukrainën

11 Dhjetor 2021, 10:15 Nga DOSJA
Bashkimi Evropian paralajmëron Rusinë: Do keni pasoja nëse e

BRUKSEL – Bashkimi Evropian ka paralajmëruar Rusinë se do të përballet me pasoja nëse e pushton Ukrainën. Kjo thirrje u bë ndërsa kancelari i ri i Gjermanisë bëri thirrje për bisedime për ulje të tensioneve pasi Moska i grumbulloi trupat ushtarake në kufi me fqinjin e saj jug-perëndimor.

“Agresioni vjen me një çmim, prandaj ne do të komunikojmë këto pika paraprakisht me Rusinë”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në një konferencë të përbashkët me kancelarin Olaf Scholz.

Ukraina e akuzon Rusinë se po pëgatit një sulm të gjerë ushtarak derisa Kremlini ka mohuar se po përgatit ndonjë sulm. Fotografi e publikuar nga Shtëpia e Bardhë e takimit përmes video-lidhjes ndërmjet presidentit amerikan, Joe Biden dhe presidentit rus, Vladimir Putin. Në takim ishte i pranishëm edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken. 7 dhjetor 2021. E pyetur nëse sanksionet për Rusinë mund të përfshijnë mbylljen e gasjellësit Nord Stream që sjell gaz në Evropë, von der Leyen tha se në përgjithësi, energjia nuk duhet të përdoret asnjëherë për të bërë presion dhe se siguria energjetike e Evropës dhe fqinjëve të saj duhet të jetë e siguruar.

Scholz nuk pranoi të përgjigjet në pyetjet lidhur me gasjellësin ruso-gjerman, duke thënë se është e qartë se BE-ja dhe të tjerët do të reagonin nëse do të ketë një pushtim të Ukrainës dhe se bisedimet për të parandaluar një gjë të tillë janë të rëndësishme. Më herët gjatë ditës, në një vizitë në Francë, Scholz bëri thirrje për ringjalljen e bisedimeve të formatit “Normandy” në mes të Gjermanisë, Francës, Rusisë dhe Ukrainës për të zgjidhur krizën. Von der Leyen tha se BE-ja me 27 vendet anëtare është e gatshme të vendosë sanksione ekonomike dhe financiare kundër Rusisë, së bashku me shtete të tjera partnere, nëse Rusia e pushton Ukrainën.

“Ne duam një marrëdhënie të mirë me Rusinë por varet se pari nga mënyra se si Rusia sillet. Rusia po mban një qëndrim kërcënues në drejtim të fqinjve të saj dhe kjo e minon sigurinë e Evropës”, tha ajo.

Rezervistët e separatistëve në lindje të Ukrainës duke u trajnuar në afërsi të qytetit Luhansk. 23 shtator 2021. (REL)

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota bashkimi evropian rusia ukraina bashkimi evropian rusia ukraina

Sondazh

Poll
Bota 11 Dhjetor 2021, 07:57

Hitleri, Kohli dhe Merkeli

Varshavë, një ndërtesë me ballë të dalë në një rrugë dalëse, jo larg qendrës së qytetit. Pikërisht në këtë rrugë është kryer gjatë pushtimit gjerman të Polonisë...

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën