Bota

BE premton 230 milionë € për të luftuar sëmundjen vdekjeprurëse të koronavirusit

Në një konferencë për shtyp, Komisioneri i BE-së për Menaxhimin e Krizave Janez Lenarcic dhe Komisionier i Sigurisë së Ushqimit Stella Kyriakidou ka njoftuar se do të financojë 230 milion € për të luftuar sëmundjen e koronavirusit COVID-19.
Featured image of article: BE premton 230 milionë € për të luftuar sëmundjen vdekjeprurëse të koronavirusit Pamje te personave me maska per mbrotje nga koronavirusi

BRUKSEL-Bashkimi Evropian, ka premtuar  se do të financojë 230 milion € që të ndihmojë për të luftuar sëmundjen e koronavirusit COVID-19.

Në një konferencë për shtyp, Komisioneri i BE-së për Menaxhimin e Krizave Janez Lenarcic dhe Komisionier i Sigurisë së Ushqimit Stella Kyriakidou, ka njoftuar se nga këto, 114 milion euro do të shkojnë për Organizatën Botërore të Shëndetit, pas thirrjes për gatishmëri globale, 15 milion për të mbështetur vendet partnere, 100 milion për financimin e kërkimit dhe zhvillimin e vaksinave kundër viurisit, ndërsa 3 milion euro do të jepen për të mbështetur përpjekjet e shteteve anëtare për sigurimin e pajisjeve mbrojtëse personale dhe riatdhesimeve të qytetarëve.

Ndërkohë, Komisionerët këmbëngulën se nuk do të ketë kufizimi të vendosura në udhëtime apo tregti. Ky lajm vjen pas shpërthimit të koronavirusit në Itali, një nga vendet anëtare të Bashkimit Europian që po përballet me një situatë emergjente, ku deri më tani janë regjistruar të paktën 7 viktima dhe pothuajse 250 të prekur.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

A.K.Dosja.al

Shto Koment