Politike

Bashkimi Europian zyrtarizon vendimin për hapjen e negociatave/ Meta: Ky vendim na tregon rrugën për të arritur objektivin

Meta është shprehur se vendimi i BE-së na tregon rrugën e qartë për të arritur objektivin e përbashkët, atë të anëtarësimit në familjen europiane.
Featured image of article: Bashkimi Europian zyrtarizon vendimin për hapjen e negociatave/ Meta: Ky vendim na tregon rrugën për të arritur objektivin Ilir Meta

Tiranë- Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se vendimi i fundit Bashkimit Europian për hapjen e negociatave me Shqipërinë, na tregon rrugën e qartë për të arritur objektivin e përbashkët, atë të anëtarësimit.

“Konrad Adenauer thoshte: “Të gjithë jetojmë nën një qiell, por nuk shohim të njëjtin horizont”. Vendimi i fundit i Bashkimit Europian na tregon roadmap e qartë për të arritur objektivin e përbashkët pa shpërdoruar më tej kohën e cila vrapon.”, shprehet Meta në një postim në Facebook.

Fondacioni Kondrad Adenauer thekson se tashmë të gjitha forcat politike në Shqipëri duhet  të kontribuojnë për plotësimin e kushteve të vendosura nga BE-ja. Bashkimi Europian ka zyrtarizuar vendimin për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Ministria e Punëve të Jashtme njofton se Këshilli Evropian vendosi sot për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më 24 mars, Bashkimi Evropian i dha dritën jeshile Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të nisur bisedimet për anëtarësim në union. Për Maqedoninë e Veriut nuk ka kushte, ndërsa për Shqipërinë janë disa ‘detyra shtëpie’ për t’u përmbushur.  Një nga detyrat është që Shqipëria duhet të miratojë Reformën Zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR dhe  të sigurojë vijimin e zbatimit të Reformës në Drejtësi me funksionimin e Gjykatës Kushtetuese përfshi Gjykatën e Lartë.

J.V/Dosja.al

Shto Koment