Politike

Ndarje e re administrative? Bashkim Fino: Korrigjime po, nëse PD pranon 4 rajonet (VD)

Kështu shprehet në një intervistë për A2 ish udhëheqësi i saj, Bashkim Fino, duke sfumuar indirekt edhe reformën në drejtësi.
Featured image of article: Ndarje e re administrative? Bashkim Fino: Korrigjime po, nëse PD pranon 4 rajonet (VD) Bashkim Fino

Jo vetëm që reforma territoriale nuk ka dështuar, siç Lulzim Basha pretendon, por ajo është reforma më historike e viteve të fundit. Kështu shprehet në një intervistë për A2 ish udhëheqësi i saj, Bashkim Fino, duke sfumuar indirekt edhe reformën në drejtësi.

“Unë mendoj se kjo ishte reforma më historike dhe më e mirë që është bërë për shqiptarët këto vitet e fundit. Është një reformë që do t’i rezistojë kohës”, shprehet Fino.

Kur vjen fjala te menaxhimi i territorit, Fino mendon se duhet të ndiqet praktika e brendshme e socialistëve, të ndarjes në 4 rajone.

Kalimi nga qarku në rajone, kërkon ndërhyrje në Kushtetutë, pra 94 vota. Mazhoranca ka treguar në disa raste se këtë numër kartonësh e ka tejkaluar falë opozitarëve të rinj. Çfarë e pengon ta ndërmarrë këtë nismë?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Nuk mendoj se duhet marrë ndonjë nismë në këto momente dhe ne nuk kemi ndonjë nxitim për të bërë pa qenë edhe opozita. Edhe atëherë, kjo reformë e ka marrë aprovimin e opozitës në mënyrë indirekte për të bërë reformën territoriale”, thekson Fino.

Nga A2, Fino i thotë Bashës, se nëse kërkon rishikim të bashkive kjo do të shkojë krah për krah me idenë e rajoneve.

“Unë do t’i thosha Bashës të na tregojë dështimin e reformës, të na tregojë dështimin e të gjitha bashkive”, thotë Fino.

Reforma administrative territorial u miratua në vitin 2014 me votat e PS, LSI dhe PDIU, ndërkohë që demokratët e braktisën komisionin e posaçëm parlamentar që drejtohej nga Fino.

Marrë nga A2CNN

Shto Koment