Politike

‘Kriza e 1997 ishte më e thjeshtë se pandemia e COVID-19’, Bashkim Fino kujton kohën si Kryeministër: Atëherë nga ndihmuan ndërkombëtarët, sot jemi vetëm

Fino u kthye pas në kohë dhe kujtoi momentet kur ai drejtonte qeverinë.
Featured image of article: ‘Kriza e 1997 ishte më e thjeshtë se pandemia e COVID-19’, Bashkim Fino kujton kohën si Kryeministër: Atëherë nga ndihmuan ndërkombëtarët, sot jemi vetëm Bashkim Fino, deputet i PS

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Bashkim Fino, që ka qenë dhe ish-kryeministër i qeverisë së njohur si e Pajtimit Kombëtar, ka folur sot për situatën që po kalon vendi nga COVID-19. Në një lidhje direkte me emisionin “Kjo Javë”, Fino u kthye pas në kohë dhe kujtoi momentet kur ai drejtonte qeverinë.

Sipas tij kriza e COVID-19 nuk mund të krahasohen më atë të 1997, pasi sipas tij “lufta civile” ishte shumë më e thjeshtë për t’u menaxhuar dhe zgjidhur situata e pandemisë që po ndodh tani.

“Atëhere ishte një krizë shumë e rëndë por mos harrojmë ishte e Shqipërisë dhe jo globale. Nga kjo pikëpamje ’97 ishte më e thjeshtë për të menaxhuar dhe zgjidhur. Jo vetëm unë si kryeministër por edhe europian dhe amerikan ishte në ndihmë të atij momenti kolapsi për ta kaluar. Në rastin në fjalë është një epidemi mbarëglobale që të gjithë vendet luftojnë për veten e tyre. Sot vendet luftojnë kush të marrë më shumë respiratore, maska etj. Vende si Shqipëria i ka me pakicë, me defiçit, për mjekët dhe popullsisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

’97 nuk mund të krahasohet me 2020. Menaxhimi i asaj krize ishte shumë më e thjeshtë dhe i kuptueshëm pasi qytetarët kishin dalë nga një skemë piramidale dhe populli ishte ngritur ndaj qeverisë së vet dhe ishin pushtuar gjithë depot e armatimit. Nuk po them që nuk kishte vështirësi por ishte në një krizë copëtimi, vëllavrasje pasi të gjithë ishin të armatosur por ishte kriza jonë shqiptare, e lokalizuar. Duke e krahasuar dhe me këtë pandemi ndihma nga BE dhe forca shumëkombëshe në prill i dhanë mundësinë dhe ndihmë Shqipërisë për të përballuar krizën”, u shpreh deputeti.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment