Aktualitet

Bashkia Tepelenë nderon kryexhelatin e dikaturës, Tërmet Peçi: Stimul i vogël karshi kontributeve tuaja (VD)

Kjo ceremoni është organizuar mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kulturës së Tepelenës dhe vetë kryebashkiaku Peçi, ka lartësuar mjaft figurën e Binajn madje duke thënë se tituli është një stimul i vogël karshi kontributeve që ish-drejtuesi lokal komunist, ka dhënë gjatë viteve të diktaturës.
Featured image of article: Bashkia Tepelenë nderon kryexhelatin e dikaturës, Tërmet Peçi: Stimul i vogël karshi kontributeve tuaja (VD) Termet Peçi dhe Manxhar Binaj

TEPELENË– Kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi i akordon personalisht Manxhar Binajt, titullin “Qytetar nderi” i Tepelenës.

Binaj është personi që ka firmosur urdhëra për internime dhe burgosje të dhjetëra-qindra familjeve tepelenase, gjirokastrite dhe vlonjate kur ka qenë në krye të Komitetit të Partisë në Tepelenë, Vlorë dhe Gjirokastër në vitet ’70-‘80.

Kjo ceremoni është organizuar mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kulturës së Tepelenës dhe vetë kryebashkiaku Peci, ka lartësuar mjaft figurën e Binajn madje duke thënë se tituli është një stimul i vogël karshi kontributeve që ish-drejtuesi lokal komunist, ka dhënë gjatë viteve të diktaturës.

Në një video të “Jugunews”, shfaqet kryebashkiaku Tërmet Peçi duke i akorduar titullin Manxhar Binajt, titullin “Qytetar nderi” i Tepelenës, si dhe duke falenderuar qytetarët për pjesëmarrjen në këtë ceremoni.

Faleminderit shoku Manxhar që je sot këtu mes nesh. Gjej rastin të falenderoj organizatën e veteranëve për propozimin e figurës së shokut Manxhar për t’u nderuar me titullin “Qytetar Nderi”. Ishte kënaqësi dhe privilegj që e përcolla në Këshillin Bashkiak propozimin për vlerësimin e një figure të nderuar si ajo e shokut Manxhar”, – është shprehur Peçi para auditorit të mbledhur në sallën e Pallatit të Kulturës.

Në kujtesën e këtij qyteti mbahesh mend si njeri me shpirt human që nuk bëje dallime dhe dije të ruaje mirë vlerat morale, shoqërore që kanë qenë dhe janë themel i kulturës dhe traditës së trevës sonë të Labërisë. Fjalët për ju janë pak. Gjej rastin të falenderoj Këshillin Bashkiak për vlerësimin e gjithë bijëve dhe bijave të kësaj treve dhe Këshilli Bashkiak nuk harron të bëjë vlerësime për të gjithë.

Kur trupi vdes ajo që mbetet është shpirti. Njeriu mbetet i gjallë dhe në kujtesën e njerëzve. Faleminderit shumë shoku Manxhar. Ta gëzosh këtë stimul të vogël.

Të rrosh sa të duash”, është shprehur më tej Tërmet Peçi.

(Dosja.al)

Shto Koment