Politike

Bashkia Memaliaj bën tender pa garë, jep 410 mln lekë për ndërtimin e Ujësjellësit, figuron vetëm një kompani si aplikuese

FOTO
Në faqen zyrtare shihet e shkruar se bashkia e Memaliajt ka vënë në fond limit afro 411 milionë lekë të reja për ndërtimin Ujësjellësit Rajonal për Fshatrat Vasjar, Iliras, Qesarat, Anë Vjosë, Toç, Lulëzim, Zhulaj, Krahës dhe Qytetin Memaliaj.
Featured image of article: Bashkia Memaliaj bën tender pa garë, jep 410 mln lekë për ndërtimin e Ujësjellësit, figuron vetëm një kompani si aplikuese Bashkia Memaliaj

MEMALIAJ– Bashkia Mmemaliaj ka hapur një garë për tenderin për ndërtimin e Ujësjellësit, që në fakt nuk është një garë.

faqen zyrtare shihet e shkruar se bashkia e Memaliajt ka vënë në fond limit afro 411 milionë lekë të reja për ndërtimin Ujësjellësit Rajonal për Fshatrat Vasjar, Iliras, Qesarat, Anë Vjosë, Toç, Lulëzim, Zhulaj, Krahës dhe Qytetin Memaliaj.

Në vendin ku shkruhen kompanitë që kanë në garë, shihet se ka vetëm një emër, që rrjedhimisht e ka fituar këtë tender. Bëhet fjalë për “KEG” SHPK & “ED KONSTRUKSION” SHPK, që rezulton në administrim të personit të identifikuar si Krenar Dila.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nuk dimë të themi se çfarë lidhjeje mund të ketë biznesmeni apo kompania në fjalë më zyrtarët e bashkisë Memaliaj, por vetë këta të fundit e kanë shkelur hapur rregullat se si operaohet në procedura të tilla.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment