Aktualitet

Bashkia Lezhë jep njoftimin e rëndësishëm: Asnjë i moshuar nuk do të dalë nga shtëpia pa asnjë motiv, ja si do të veprohet

Njoftohet se vullnetarët do të ndohmojë të moshuarit për të bërë pazarin.
Featured image of article: Bashkia Lezhë jep njoftimin e rëndësishëm: Asnjë i moshuar nuk do të dalë nga shtëpia pa asnjë motiv, ja si do të veprohet Bashkia Lezhë

Lezhë-  Bashkia Lezhë ka njoftuar së fundmi se për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, të moshuarit nuk do dalin më nga shtëpia për asnjë motiv. Në njoftim theksohet se lind nevoja për vullnetarë, të cilët do iu çojnë në shtëpi ushqimet të moshuarve.

Njoftimi: 

🇦🇱 Nisur nga situata e krijuar për shkak të virusit COVID-19 , të moshuarit nuk do dalin më nga shtëpija për asnjë motiv. Nisur nga kjo, lind nevoja për VULLNETARË , të cilët do u japin ndihmë të moshuarve për bërjen e pazarit dhe shërbime të tjera të domosdoshme.
✅Çdo vullnetar/re, që bëhet pjesë e skuadrës së Bashkisë Lezhë është një ndihmë per ne !
☎Na telefono në 0686694445 ose na shkruani në 👉 in-box ne faqen Bashkia Lezhë. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë, në Shqipëri janë 212 persona të infektuar me Covid-19 dhe numri i viktimave ka shkuar në 10. 40 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Mirdita i është bashkuar listës së fundmi, me 1 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 121 të infektuar. 4 pacientë tek Infektivi ndodhen në intubim. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

J.V/Dosja.al

Shto Koment