Aktualitet

Bashkia e Tiranës s’tërhiqet nga projekti i Bjarke Ingels, e përfshin tek planet strategjike 2020-2022

Hyrja kryesore në teatër është e mundur përmes shëtitores “Murat Toptani”, ndërsa hapësira e sheshit publik në nivelin përdhes, siguron hyrje të mbuluar në teatër, së bashku me hapësirën publike për mbledhje ose argëtim.
Featured image of article: Bashkia e Tiranës s’tërhiqet nga projekti i Bjarke Ingels, e përfshin tek planet strategjike 2020-2022 Projekti i Bjarke Ingels për Teatrin Kombëtar

TIRANË- Debati për Teatrin Kombëtar pritet të kthehet sërish në kushtet kur Bashkia e Tiranës duket se nuk ka në plan të heqë dorë nga projekti për prishjen e atij ekzistues dhe ngritjen e një të riu. Në relacionin e programit buxhetor afatmesëm 2020-2022, Bashkia e Tiranës ka përfshirë në listën e projekteve strategjike edhe atë të Teatrit Kombëtar duke nënvizuar se “kryeqyteti ka nevojë për një godinë të re të Teatrit Kombëtar që plotëson të gjitha standardet ndryshe nga ai ekzistues.

Shtëpia e re e aktrimit është konceptuar të jetë si zemra kulturore e Tiranës dhe e gjithë Shqipërisë dhe e dedikuar vetëm për art. Projekti i prezantuar nga një nga studiot më të mëdha ndërkombëtare të arkitekturës në botë, “Bjarke Ingels Group” me qendër në Danimarkë, ofron një godinë të arkitekturës me dizajn modern dhe që krijon një hapësirë unike në qytetin e Tiranës, duke ofruar të gjitha kushtet e nevojshme dhe frymëzuese për zhvillimin e talentit të aktrimit, ashtu edhe për vetë publikun i cili mund të angazhojë imagjinatën”.

Faksimile e planit strategjik 2020-2022

Bashkia e Tiranës ka dhënë detaje edhe mbi aksesin që garantohet sipas projektit për këmbësoret. “Projekti gjithashtu garanton një akses të këmbësorëve që udhëtojnë nga rr. “Sermedin Said Toptani” në rrugën paralele me të. Hyrja kryesore në teatër është e mundur përmes shëtitores “Murat Toptani”, ndërsa hapësira e sheshit publik në nivelin përdhes, siguron hyrje të mbuluar në teatër, së bashku me hapësirën publike për mbledhje ose argëtim.

Me ndërtimin e teatrit të ri aktorët do kenë mundësi të punojnë në ambiente kontemporane, cilësore dhe jo të dëmshme për shëndetin e tyre. Njëkohësisht edhe qytetarët do të kenë mundësi të shijojnë artin e ofruar nga artistët në ambiente të rehatshme me të gjitha kushtet që meriton të ketë një godinë e tillë” përfundon realcioni lidhur me projektin e Teatrit.

Si lindi projekti për Teatrin e ri dhe kullat

Debatet për ndërtimin e Teatrit me partner privat nisën në fillim të këtij vitit 2018 kur artistëve iu prezantua plani  i Teatrit të ri Kombëtar por që pas tij do të ishin edhe të paktën katër kulla. Kjo do të sillte përplasje të ashpër madje edhe artistët do të ndaheshin në dy kampe ndërkohë që varianti i kullave përfundoi në shtatë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Përmasat publike që mori shqetësimi lidhur me Teatrin Kombëtar bënë që Kryeministri Edi Rama të deklaronte se nuk do të kishte kulla por edhe nëse do të kishte kjo nuk ishte diçka e keqe. Pas reagimit të shoqërisë civile dhe rezistencës së gjatë, me një deklaratë Bashkimi Europian do të përçonte mesazhin se raste të projekteve të tilla duhet që ti nënshtroheshin transparencës së plotë dhe një gare të ndershme çka bëri që qeveria të tërhiqej nga nxitimi dhe të miratonte një komision të posaçëm. Më herët subjekti privat i lakuar ishte Fusha sh.p.k teksa me hapjen e garës rruga është e lirë për të gjithë subjektet që përmbushin kushtet.

Vendimi i qeverisë që autorizonte komisionin e posaçëm u publikua në Fletoren Zyrtare në mes të vitit 2019 duke legjitimuar kështu krijimin e trupës që  do të negocionte kontratën me palën private. Lidhur me kriteret vlerësuese nënvizohej se çdo palë private që   kalon fazën kualifikuese vlerësohet nga komisioni sipas kritereve të mëposhtme: a) kriterit teknik (me 70 pikë);b) kriterit ekonomik (me 30 pikë).

2. Komponentët e kriterit teknik, me një total prej 70 pikësh, zbërthehen, si më poshtë vijon:a)  “Projekt ideja  e  zhvillimit  të  zonës  (60  pikë), ku vlerësohen këto nënelemente:i .masterplani, zgjidhja e ofruar (pesha 20 %);ii.arkitektura e Teatrit Kombëtar (pesha 40 %);iii.organizimi i brendshëm (pesha 40 %).b)  Niveli  (në  %)  i  gëzimit  të  të  drejtave  mbi pronën,   referuar   sipërfaqes   totale   të  pronës private që preket nga projekti (5 pikë);c) Koha e realizimit të ndërtimit(5 pikë).

3.  Komponentët  e  kriterit  ekonomik,  me  një total  prej  30  pikësh,  i   referohen  ofertës  për projektimin,  ndërtimin,  mobilimin,  mbikëqyrjen dhe  kolaudimin,  dhe  zbërthehen,  si  më  poshtë vijon: a)  çmim  kosto  teatri  për  m2,  sipas  kostos  së projektit të propozuar (10 pikë);b)  sasia  (në  %)  e  propozuar  për  m2pjesë takuese  që  do  të  përfitohet  nga  pala  shtet  (20 pikë).4.  Çdo  palë  private  renditet  nga  komisioni sipas  kritereve  të   sipërpërmendura  vlerësuese. Numri total i pikëve është 100”, thuhet në vendim. Fituesi ende nuk është shpallur, të paktën zyrtarisht.

(Marrë nga Monitor.al)

Shto Koment