Sociale

Bashkia e Tiranës jep lajmin e mirë: Shtyhet edhe me 30 ditë dorëzimi i dokumenteve për të përfituar kredi të butë

Në një njoftim për mediat nga bashkia, bëhet me dije se ky vendim është marrë për shkak të situatqs së COVID-19.
Featured image of article: Bashkia e Tiranës jep lajmin e mirë: Shtyhet edhe me 30 ditë dorëzimi i dokumenteve për të përfituar kredi të butë Bashkia Tiranë

TIRANË- Këshilli Bashkiak i Tiranës në një mbledhje online ka marrë sot vendimin për të shtyrë me 30 ditë afatin e dorëzimit të dokumentacionit nga qytetarët të cilët aplikojnë për kredi të butë. Në një njoftim për mediat nga bashkia, bëhet me dije se ky vendim është marrë për shkak të situatqs së COVID-19.

Përveç shtimit të numrit të bankave që do të ofrojnë këtë shërbim, Bashkia e Tiranës njofton se ka lehtësuar edhe procedurën e plotësimit të dokumentacionit, pasi tashmë do të jetë institucioni që do të merret me plotësimin e dosjes. Kështu, familjet përfituese pas marrjes së njoftimit nga Drejtoria e Strehimit, depozitojnë pranë Njësisë Adminsitrative deklaratën e pëlqimit për mbledhjen e informacioneve/dokumenteve të lidhura me të. Njësia Administrative/Lagjia plotëson dosjen me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, duke përfshirë edhe dokumentacionin që sipas akteve në fuqi duhet të depozitohen kryesisht nga aplikanti dhe ia përcjell ato në Bashkinë Tiranë, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Social.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në të kundërt, nëse aplikanti/familjet nuk dorëzojnë apo refuzojnë të firmosin deklaratën e parashikuar si më lart, Njësitë Administrative/Lagjet shkarkohen nga detyrimi i mbledhjes së dokumentacionit dhe ky detyrim i kalon vetë aplikantit. Në këtë rast, individët do të dorëzojnë pranë Zyrës së Pritjes me Qytetarin në Bashkinë Tiranë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm që vërteton deklarimin dhe vërtetësinë e plotësimit të formularit të strehimit në bazë të të cilit janë përzgjedhur fitues.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment