Aktualitet

Bashkia e Gjirokastrës përgatit konviktin për strehimin e emigrantëve të bllokuar në Kavavijë, drejtori i ISHSH-së: Nuk plotëson kushtet, s’ka higjienë

Nga ana tjetër, Inspektoriati Shtetoror i Shëndetit shprehet se nuk është në dijeni të këtij vendimi dhe se për më tepër, godina në fjalë nuk i plotëson kushtet për pritjen e emigrantëve.
Featured image of article: Bashkia e Gjirokastrës përgatit konviktin për strehimin e emigrantëve të bllokuar në Kavavijë, drejtori i ISHSH-së: Nuk plotëson kushtet, s’ka higjienë

GJIROKASTËR– Emigrantët e bllokuar në Kakavijë do të strehohen në godinën e konviktit të shkollës “Pandeli Sotiri”. Dosja.al mëson se Bashkia e Gjirokastrës së bashku me Drejtorinë e Agjencisë së Kujdesit dhe Mirëqenies Sociale e kanë marrë këtë vendim, duke u hapur kështu dyert emigrantëve që prej ditësh qëndrojnë të bllokuar në doganë, për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19.

Nga ana tjetër, Inspektoriati Shtetoror i Shëndetit shprehet se nuk është në dijeni të këtij vendimi dhe se për më tepër, godina në fjalë nuk i plotëson kushtet për pritjen e emigrantëve. Vetë drejtori i ISHSH-së, Edi Sinoimeri është shprehur se në datën 2 mars ka qenë për inspektim në këtë godinë dhe ka kërkuar masa për higjienën sanitare, analiza uji, etj.

Ajo godinë nuk i plotëson kushtet, me datë 2 mars e kemi inspektuar dhe kemi kërkuar marrjen e masave për higjienën sanitare,”- tha Sinoimeri ndër të tjera.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë emigrantët që ishin bllokuar në Kapshticë kanë gjetur tashmë zgjidhje. Emigrantët që kërkuan të ktheheshin në atdheun e tyre gjatë kohës që vendi u izolua për shkak të Covid019, kanë hasur ne rëzistencën e qeverisë, e cila nuk ka hapur dyert për ta. Kryeministri Edi Rama organizoi një riatdhesim të shqiptarëve të bllokuar jashtë vendit, bazuar në emergjencat që kishin, dhe dhjetëra të tjerë mbetën të bllokuar në dogana.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment