Aktualitet

Bashkëshortja e rastit të parë dhe infermiere, dalin detaje për të infektuarën në Mirditë

Mësohet se personi në fjalë është infermiere dhe bashkëshortja e rastit të parë që u infektua me koronavirus. 
Featured image of article: Bashkëshortja e rastit të parë dhe infermiere, dalin detaje për të infektuarën në Mirditë Spitali i Rrëshenit

TIRANËDosja.al kanë zbardhur detaje mbi rastin e ri të infektuar me Covid-19, në Mirditë. Mësohet se personi në fjalë është infermiere dhe bashkëshortja e rastit të parë që u infektua me koronavirus. 

Pacienti i parë i infektuar me koronavirus është tashmë i shëruar dhe ndodhet në shtëpinë e tij. Ai iu nënshtrua edhe dy testeve për Covid-19, që rezultuan negativë. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Numri i personave të infektuar në vendin tonë ka në shkuar në 243, ndërkohë që 13 persona kanë ndërruar jetë. 52 persona janë të shëruar. Harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 129 raste në Tiranë, 26 në Durrës 23 në Fier dhe 15 në Korçë. Qytetet e tjera kanë nga 1-5 raste. Aktualisht janë 77 të shtruar, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 3 janë të intubuar.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment