Showbiz

‘Bashkëshorti më shpëtoi jetën’, aktorja e ‘Game of Thrones’ tregon vuajtjet e depresionit gjatë xhirimeve të filmit

Aktorja, Sophie Turner ka treguar se në kohën kur u njoh me Joe Jonas po kalonte një fazë të vështirë të jetës. Ai i ka ndryshuar jetën.
Featured image of article: ‘Bashkëshorti më shpëtoi jetën’, aktorja e ‘Game of Thrones’ tregon vuajtjet e depresionit gjatë xhirimeve të filmit Joe Jonas dhe Sophia Turner.

Aktorja 23- vjeçare, Sophie Turner në një intervistë për ‘Sunday Times’ ka rrëfyer kohën e vështirë që ka kaluar, kur ajo nisi të luante në rolin e Sansa Stark, në serialin e famshëm “Game of Thrones”.

Atëherë ajo ishte vetëm 13- vjeçe dhe po kalonte një situatë tepër të vështirë në jetën e saj, për shkak të depresionit dhe shëndetit mendor.

“Ma shpif që e gjithë adoleshenca ime kaloi në xhirime dhe çdo moment i bukur është i dokumentuar kudo. Fillova të ndryshoja rreth moshës 17- 18 vjeçe dhe të gjtiha ndryshimet e mia të moshës janë të dokumentuara. Njerëzit komentonin gjithçka timen dhe unë vendosa të filloja një dietë strikte, kishte raste kur haja vetëm disa arra në ditë, asgjë tjetër.”– u shpreh aktorja.

Sophie gjatë intervistës tregoi si jeta e saj ndryshoi kur u njoh me Joe, bashkëshortin dhe babain e djalit të saj, me të cilin kurorëzoi lidhjen pak ditë më parë.(Lexo këtu)

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Po kaloja nëpër një fazë shumë të keqe të shëndetit mendor. Dhe ai më tha: ‘Nuk mund të jem me ty derisa të fillosh të duash veten. Ti më do më shumë mua sesa veten tënde’. Unë mendoj se në një farë mënyre Joe më shpëtoi jetën,”-rrëfeu Sophie.

Burimi: People

L.K/Dosja.al

Shto Koment