Politike

Bashkëqeverisja/ Rama: Në 2020 zhdukim aplikimin në sportel dhe vara-vingot, s’ka më letra shteti që i gjen qytetari

Rama tha se të gjitha shërbimet do të jenë onlinë duke reduktuar korrupsion dhe duke modernizuar sektorin e shërbimeve në vend. 
Featured image of article: Bashkëqeverisja/ Rama: Në 2020 zhdukim aplikimin në sportel dhe vara-vingot, s’ka më letra shteti që i gjen qytetari Edi Rama, kryeminister

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka premtuar sot në takimin e përjavshëm të Bashkëqeverisjes se nga 1 janari i vitit 2020, strukturat sportelore nuk do të merren më vetëm me depozitim kërkesash, por të reformohet e gjithë metodologjia e ndjekjes së një kërkese. Rama tha se qytetarët do t’i bëjnë aplikimet online dhe strukturat do të gjejnë çdo letër shtetërore për to. Sipas shefit të qeverisë, të gjitha shërbimet do të jenë onlinë duke reduktuar korrupsion dhe duke modernizuar sektorin e shërbimeve në vend. 

  • 11:11

    “Mikeshën e dëgjove, mos e lësho”, Rama i ngroh shpirtin policit të ri: Më shkrove në whatsapp, ma ktheve me aaa, po atë e dëgjove, e ke gjetur siç duhet

    Kryeministri Edi Rama ka qenë në humor sot në takimin e zhvilluar me qytetarët për bashkëqeverisjen. Një nga rastet ishte edhe ai i kursantit të policisë, që provoi Bashkëqeverisjen falë një mikeshe. Kaq ka mjaftuar që Rama t’a kthejë rastin në një shpoti batutash.

    Biseda e Ramës me kursantin e policisë:

    Kursanti: Përshëndetje, kam kënaqësinë të shpreh falenderimet për kryeministrin dhe stafin që merret në Backstage. Unë s’besoja se funksiononte. Një shtysë nga mikesha e provova dhe mora zgjidhje. Për 10 ditë Anesti më mori, kam nisur akademinë e Sigurisë. Ju faleminderit.

    Edi Rama: Shyqyr të paktën dëgjove mikeshën se mua në SMS nuk më dëgjove. Nga Akademia e Sigurisë kam marrë shumë mesazhe. Djali zgjodhi rrugën më të shkurtër, Whatsapp-in tim. Mua ato që më vijnë ia çoj whatsapp. Unë I ktheva shqipëriaqëduam.al, ky ma kthen me etikë, medemek që “aaa e mora vesh”. Mirëpo mikesha, ka thënë drejtohu atje se s’ke gjë për të humbur dhe u gjet zgjidhja. Atë mikeshën mos e lësho, e ke gjetur siç duhet.

  • 10:49

    Rama jep lajmin e MADH: S'ka më vara-vingo, do zhdukim sportelet e aplikimit. Letrat e shtetit do i gjejnë këta që marrin lekët, përgjegjësitë ia bënin "uaaa"

    Kryeministri Edi Rama dha lajmin sot në takimin e Bashkëqeverisjes se nga 1 janari do të nisë puna për të kthyer online shumë shërbime, përfshirë këtu edhe aplikimet. Rama tha se nga 20 dokumente që duhen për një kërkesë të caktuar, 2-3 merren nga personi vetë në privat, ndërsa 17 të tjetrat, sportelisti i shtetit do i gjejë vetë në shtet dhe do i shtojë në dosjen e qytetarit që aplikon në sportel. Kjo, sipas shefit të qeverisë do të heqë “vara-vingot”, do të luftojë korrupsionin, si edhe do të modernizojë sektorin e shërbimeve në vend.

    Pjesë nga fjala e Ramës:

    Duke qenë se e nisëm 6 vite më parë me vetëm 3 shërbime online dhe sot kemi mbi 350 shërbime online që ofrohen përmes e-albania, duke qenë se kemi fuqinë më të rritur të kapaciteteve të platformës, mendoj se ka ardhur koha të bëjmë një hap të madh përpara dhe vitin e ardhshëm të kalojmë në një periudhë të shkurtër në heqjen e të gjitha letrave, dosjeve, dokumenteve për kërkesat e qytetarëve në masën mbi 90%. Që do të thtoë, do të hyjmë në një fazë të re revolucioni që ka nisur në disa drejtime dhe një nga drejtimet është platform. Do të jetë një përmbysje e madhe, sepse shumë shërbime nuk do të jepen më duke kërkuar qytetarin të vijë te sporteli. Të bëjë varavingo, të mungon kjo, shko pak aty, e aty. Por duke i dhënë mundësinë të aplikojë online. Të vejë nga ana e anës e të gjejë me humor atë që gjen në sportel. Askush mos të harxhojë zero lekë. Nga telefoni dhe nga kompjuteri, të gjejë një fëmijë 6-10 vjeç, ia bën fëmija. Do të heqim kërkesën për qytetarët që të sjellin dokumente shtetërore. Dmth, nëse ti bën një kërkesë dhe për këtë duhen 20 dokumente, nga këto 20, 2-3 janë privatë, nga bankat e vendi i punës, është një vërtetim nga ku ke qenë. Këto do t’i gjesh. Dokumentet shtetërorë, do t’i kërkojnë dhe do t’i gjejnë ata që rrinë aty tek sporteli. Në 6 muajtë e parë të vitit të ardhshëm do të mbyllim sportelet në masë të madhe. Natyrisht për aplikimet, se cikli tjetër kërkon më shumë kohë. Nuk do i themi më njerëzve ikni tek QKB. QKB me derë të hapur s’do ketë më. Biznesi të regjistrohet nga shtëpia. Ti themi njerëzve nisu nga Shkodra, e nga Vlora për të zgjidhur një problem që zgjidhet me aplikimin. Kadastra, po studiohet dhe aplikimet do të bëhen të gjitha online. Kjo do të ndryshojë gjithçka. S’ka më vara-vingo. Përgjegjësit e shtetit thonin, ua po si do bëhet kjo? Këto letrat si do futen në kompjuter. Letrat e shtetit, ata që janë aty dhe marrin lekë, do i gjejnë pa të grryer xhepin. Pastaj do punojmë për pjesën tjetër, që kur të jetë gati licensa të të lajmërojnë e të të thonë eja merre. Nëse do, do e mundësojmë të paguash ti postën dhe të ta sjellim në shtëpi.

  • 10:32

    “Anesti, ça keni të gjithë sot? Eja pak”, Rama ngacmon koordinatorin: Pse je kaq me emocione

    Në takimin e përjavshëm të Bashkëqeverisjes kryeministri Edi Rama vuri re sot se koordinatorët e platformës “Shqipëriaqëduam.al”, teksa prezantonin rastet e zgjidhura kishin emocione. Rama nuk e la pa përmendur, ndërkohë që koordinatori i quajtur Anesti, prezantoi rastin.

    Batutat e Ramës:

    Edi Rama: Anesti, edhe ti i emocionuar, ça keni të gjithë sot, eja pak këtu eja?

    Anesti, koordinatori: Sot prezantojmë rastin e një aplikanti të Akademisë së Sigurisë, i cili pasi kaloi me sukses dy fazat e para kërkonin ende verifikim. Pas denoncimit në platformë ne kërkuam verifikimet nga Drejtoria e Policisë dhe Akademia dhe tashmë ai ka nisur shkollën.

Etiketa:

Shto Koment