LIVE UPDATES
Aktualitet

Bashkëpunon me grupet mafioze/ Zbardhen lidhjet e mikut italian të Veliajt me Ndragetën dhe aktiviteti me bashkinë e Tiranë

5 Qershor 2020, 06:23 Nga DOSJA
Bashkëpunon me grupet mafioze/ Zbardhen lidhjet e mikut italian të

Itali- Antimafia Italiane ka vënë nën hetim me akuzën e bashkëpunimit me grupe mafioze e përvetësim të paligjshëm fondesh , ish kryetarin e bashkisë së Veronës, Flavio Tosi mikun e kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Hetimet kanë zbardhur lidhjet e menaxherëve të kompanisë publike të komunës së Veronës Amia, me aktivitet në administrimin e mbetjeve urbane, me eksponentë të klanit Arena-Nicosia të mafias kalabreze Ndrangheta me bazë në ishulin Capo Rizzuto në provincën e Krotones (Kalabri).

Kompania publike Amia e komunës së Veronës ka nënshkruar më qershor të 2016 një marrëveshje bashkëpunimi me Bashkinë e Tiranës për krijimin e dy ndërmarrjeve Agsm Albania e Eco Tirana për pastrimin e menaxhimin e mbetjeve urbane e të diferencuar në qytetin e Tiranës.

Operacioni i koduar “Isola Scagliera” i ekzekutuar më 4 qershor 2020 nga Antimafia Italiane e Venezias ka nisur hetimet më vitin 2017 pas rrëfimeve të disa mafiozëve që vendosën të bëheshin bashkëpunëtorë të drejtësisë. Hetimet zbardhën fakte serioze të lidhjeve të menaxherëve drejtues të Amia me mafian kalabreze Ndrangheta e në mënyrë të vecantë me familjen mafioze Giardino e cila ka shtirë aktivitetin e saj të paligjshëm në të gjithë territorin e Venetos, e në lidhje me struktura të ngjashme mafioze në Lombardi e në Emilia Romagna.

Operacioni i antimafias ka vënë nën hetim 26 persona mes të cilëve dhe ish kryetarin e Bashkisë së Veronës Flavio Tosi, i cili ka drejtuar këtë qytet për më shumë se 10 vite, nga 2007 deri më 2017.

Nga 26 të hetuarit , 17 janë në urdhër arresti me burg, 6 në arrest shtëpiak e 3 në detyrim paraqitje me akuzat për pjesëmarrje në organizim mafioz, mashtrim, riciklim. zhvatje, trafik droge, korrupsion, konkurrencë e parregulltë, transferim mashtrues i të mirave materiale dhe faturave falso.

Ish kryetari i bashkisë së Veronës Flavio Tosi akuzohet për pjesëmarrje në përvetësimin e fondeve të shpërdoruara nga ish Presidenti i kopmanisë AMIA, Andrea Miglioranzi i vënë në arrest shtëpiak. Ai akuzohet për një shumë jo më pak se 5 mijë euro e përdorur për të paguar faturën e një agjensie investigative hetimi e faturura për Amia por e pëdorur për interesin privat të Flavio Tosi.

Sekuestrohen 15 milione euro- Ky operacion ka vënë nën sekuestro paraprak një pasuri prej 15 milionë euro e konsideruar si frut i aktivititeti kriminal mafioz e që është nën investigimin e antimafias italiane.

Lidhja me bashkine e Tiranes – Pas përfundimit të mandatit si kryetar i Bashkisë së Veronës mediat italiane zbardhën dhe problemet ekonomike e borxhet në dëm të Amia Verona, nga dy ndërmarrjet Agsm Holding Albania ed Eco Tirana në pronësi të Bashkisë së Tiranës.

Në bilancin e vitit 2016 u dokumentua që kompania publike Amia kishte një boshllëk prej 400 mijë euro për shkak të shërbimeve të kryera në Tiranë e të pafaturuara.

Më korrrik të 2018 këshilltari i këshillit Bashkiak të Veronës Michele Bertucco, me një notë zyrtare të titulluar “Të djegur në rrugën e Tiranës” kërkon të hedhë dritë mbi bashkëpunimin me shumë hije mes Bashkisë së Tiranës dhe kompanisë publike të mbetjeve Amia.

Më 1 korrik të 2019 në një notë zyrtare kompania publike e mbetjeve urbane Amia kërkon dokumentimin e sqarime të hollësishme për shpenzimet e aktivitetin e kryer nga Eco Tirana , 51 % në pronësi të Bashksië së Tiranës e 49 % në pronësi të AGSM Albania e cila për vitin 2018 ka krye shpenzime me vlerë 180 mijë euro e të paguara nga Amia Verona.

Administruesit e Amia kanë kërkuar nga Bashkia e Tiranës rimbursimin e këtyre shpenzimeve me vendimin se nuk do të paguajnë më asnjë kosto që lidhet me aktivitete të kryera në tokën shqiptare.

Pas mbledhjes së gjithë dolumetacionit që ka kërkuar nga Bashkia e Tiranës, Amia do të vlerësoj vazhdimin ose jo të kësaj aventure plot hije në tokën shqiptare.

Amia Verona ka kërkuar që në rinovimin e ardhshëm të bordit drejtues të Eco Tirana të jetë i pranishëm dhe një përfaqësues i tyre. Ky komunikim i Amia është firmosur nga Drejtori përgjegjës i saj Mauro Bonato.

RTV Ora ka kontaktuar në rrugë email kompaninë publike veroneze Amia me kërkesën nëse janë realizuar kërkesat e tyre të rimbursimitit të borxheve nga ana e Bashkisë së Tiranës dhe nëse vazhdon a jo bashkëpunimi i tyre për pastrimin e kryeqytetit të Tiranës.

Marrë nga Ora News 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet erion veliaj flavio tosi erion veliaj flavio tosi

Sondazh

Poll
Aktualitet 5 Qershor 2020, 05:38

KRUJË– Dosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e dyfishtë që ndodhi nëj natë më parë në fshatin Gramëz në Krujë, ku u ekzekutuan me kallash...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni