KRYESORET
Politike

Bashkëpunim me kryeministrin? Luan Rama: S’i marr leje askujt çfarë bëj me PS-në, jam socialist në bindje, Kryemadhin e

4 Shtator 2021, 16:41 Nga DOSJA
Bashkëpunim me kryeministrin? Luan Rama: S’i marr leje askujt

TIRANË– Ish-nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luana Rama, i u tërhoq nga partia javën që lamë pas ka treguar për herë të parë se dëshira e tij është që t’i rikthehet detyrës së gazetarit. I ftuar në emisionin “Kjo Javë’’ në News24 me gazetaren Nisida Tufa, Rama tha se është në negociata me subjekte mediatike për të dëshmuar që tek ai jo vetëm nuk ka vdekur gazetari por është i gjallë dhe etik.

I pyetur së si është ndarë me LSI-nëdhe kryetaren Monika Kryemadhi, Luan Rama tha se ajo e ka kuptuar pasi qëndrimin ia ka bërë me dije para se ta publikonte përmes një statusi në Facebook.

Përsa i përket marrëdhënies me Presidentin Ilir Meta, ish-nënkryetari i LSI-së tregon se nuk e njoftoi atë për largimin nga partia. Ai tregon se s’ka patur asnjë komunikim me Presidentin, por e falenderon pasi thotë se pa të nuk do të kishte arritur shumë gjëra. I pyetur nëse ka pasur ndonjë grindje mes tyre, Rama tha se duhet pyetur Meta pasi ai nuk di asgjë dhe ‘zënkat’ që qarkullonin në rrjet i ka dëgjuar si thashetheme.

Pjesë nga Intervista:

PYETJA: Si jeni ndarë me partinë?

LUAN RAMA: Nuk kam preferuar të jem i pranishëm, pra të jem në studio televizive. Madje gjatë gjithë periudhës pas zgjedhjeve i kam dhënë vetes kohë për të reflektuar, për të krijuar një distancë edhe emocionale me zgjedhjet, fushatën, problematikën. Për ta parë veten me produktin që solli angazhimi me qetësinë. Ne rrëmbehemi nga emocioni dhe nxitohemi më shumë se çduhet. Ka qenë zgjedhja ime, nuk është e rastit që kam zgejdhur sot të jem në komunikimun publik nëpërmjet televizionit tuaj dhe ekranit tuaj. Jam ndarë, kam mbajtur një qëndrim, e gjykon, rikonfirmoj se ka qenë qëndrimi i duhur pas analizës që i bëra vetes në LSI, në mënyrën më të drejtpërdrejtë nisi në 2010. Kam shkuar që në 2008, por në 2010 u zgjodha Sekretar dhe më pas nga 2017 zv/kryetar, sigurisht anëtar i Kryesisë dhe dy herë deputet. Duke analizuar rezultatin e zgjedhjeve, s’mund të mos merrja përgjegjësinë që duhet të marrë drejtuesi. Ai rezultat nuk ishte përgjegjësi e drejtpërdrejtë, ka një mori faktorësh. Ka një tërësi elementësh, politikë e apolitikë, zgjedhorë e jozgjedhorë. E kam bindje që padyshim në kushtet optimale rezultati i LSI do të ishte dyfishi i votave që kam marrë. Ashtu siç e kam bindje se edhe në shkallë vendi LSI nuk ka rezultatin që meriton, s’ka votën që i japin qytetarët asaj. Sado dhe 100 mijë votat që mori, pozitiv, por ishte i kushtëzuar. Ato 1 mijë e 1 problemet e raportit të OSBE, dhunën shtetërore, makinerinë të implikuar etj. Natyrisht dhe për arsye objektive të vetë rolit të strukturave tona.

PYETJA: Sa dashamirësi morët nga anëtarët e LSI?

LUAN RAMA: Ka një gjë, ma kanë bërë dhe disa të tjerë. Shohin në status, se më tha një gazetar që s’ka bërë like apo koment asnjë i LSI. Ajo që më përkëdhel është fakti që në qindra komente që janë aty, të gjithë janë solidarë dhe vlerësojnë aktin tim. Të gjithë më inkurajojnë ta shoh objektibisht. Ashtu si me disa kolegë që s’kanë komentuar, kam komunikuar, dikush më ka dërguar mesazh, dikush më ka telefonuar, ndonjë që s’është ndër ta, nuk është faji im që merr më pak vota se saç marr unë komente e like. E rëndësishme është dukuria. Për të parë realisht atë që nuk është bërë. Kjo është çështje individuale. Një drejtues i lartë politik, partie ka disa nivele dhe shkallë të përgjegjësisë. Morale, politike, partiake dhe mendoj që i gjithë ekipi drejtues i LSI duhet të ndjejë përgjegjësi për rezultatin. Ai është një rezultat që vlerësohet në bazën e numrave dhe sot kemi vetëm 4 deputetë. Nuk arritëm si opozitë që të mbërriniim tek formula që përkthen në mandate votën e qytetarëve. Me zonjën Kryemadhi kam komunikuar më parë. Ia kam bërë të njohura me detaje arsyet e largimit dhe i kam kërkuar të më mikuptojë dhe ajo është shprehur me korrektesë se më mirëkupton.

Kam qenë delegati më i ri në atë sallë, kam punuar në gazetën e PS. Kam qenë Sekretar, ministër në tre qeveri, PS është shtëpia ime e lindjes dhe nuk kam asnjë arsye as ti marr ndokujt leje apo të pyes se çfarë do të bëj në raportin tim me PS. E kam thënë, e kam thënë edhe publikisht në LSI, jam socialist në bindje, formim e kam për nder edhe atë që tha kryeministër, të jem zëdhënës dhe mbrojtës i idealeve të luftës. Nuk më stigmatizon mua, s’më bën të ndihem keq ironia e dikujt. Unë do të vijoj të jem kontribues e votues i LSI për aq kohë sa LSI do të jetë ajo që dua unë. Paradoksalisht në Shqipëri mungojnë institucionet e vëmendjes shtetërore. Në kuptimin njerëzor jam një i papunë dhe meqenëse jam nga ata politikanë që profesion nuk kam vetëm politikën, jam në tundimin ëpr t’iu kthyer profesionit të parë, kam përgfatitur një projekt dhe jam në kontakt me disa subjekte mediatike sa projekti im është i vlefshëm për filozofinë editoriale. Nëse do të gjejnë dakordësinë. Do i rikthehesha profesionit tim si gazetar, edhe dimensionin publik edhe qytetar.

PYETJA: Nëse kryeministri iu propozon diçka do e shqyrtonit?

LUAN RAMA: Nuk e ndërtoj karrierën time me nëse apo sikur. Do shoh thashë jam në negociata me subjekte mediatike, nëse bien me kushtet reciproke. Pse jo do ta vë veten para sfidës për të dëshmuar që tek unë jo vetëm nuk ka vdekur gazetari por është i gjallë dhe etik.

PYETJA: Marrëdhënia me Presidentin Meta, patët një komunikim me të?

LUAN RAMA: Jo, nuk kam patur, s’kam arsye, as partiake as politike. Ai është në pozicionin e kryetarit të Shtetit, nuk lindi detyrimi për ta informuar apo për ta vënë në dijeni. Do të ishte cënim. Natyrisht e kam falënderuar, kam punuar në LSI me Ilir Metën që në 2008 deri në 2017. Pa mbështetjen dhe pa vullnetin e tij natyrisht nuk do ia kisha dalë të përmbushja detyrat. Falenderimi për të ka qenë korrekt. Unë s’jam njohur me të në LSI. Jam njohur në vitin 1992 kur erdhi në PS. Kam qenë ministër në qeverinë ku ai ishte kryeministër. Kemi një periudhë të gjatë bashkëpunimi. Ai qëndrim i bërë publik në statusin që unë kam shpallur publikisht, është qëndrim zyrtar dhe korrekt.

PYETJA: Si janë marrëdhëniet me Metën?

LUAN RAMA: Marrëdhëniet që ka çdo qytetar me Presidentin apo kryetarin e Shtetit.

PYETJA: Çfarë ka ndodhur me Metën? U fol për një grindje me të, s’keni asnjë foto?

LUAN RAMA: Nuk kishte arsye të shfaqeshim bashkë. Vinte si President i Republikës. Unë isha i angazhuar politikisht në një fushatë. Kam respektuar distancën partiake, nuk ndjeja nevojë, nuk gjendesha i tunduar nga presioni për të qenë në krah të Presidentit. Apo që Meta të ishte pjesë e fushatës sime. Unë e respektoj me shumë seriozitet distancën që duhet të ketë Presidenti nga subjektet zgjedhore. Nuk ma ka thënë asnjëherë, e kam dëgjuar nga thashethemet. Nuk më ka impenjuar, nuk më ka shqetësuar. S’kam nga ta di unë. Pyesni Metën.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

Sondazh

Poll

Politike 4 Shtator 2021, 05:30

ITALI– Krahasimi i afganëve dhe shqiptarëve ka qenë kryefjala e diskutimit të kryeministrit Edi Rama në Otranto, ku edhe po zhvillohej një ceremoni përkujtimore...

Aksident në Maminas, përfshihen gjashtë makina

Aksident në Maminas, përfshihen gjashtë makina

'Ka rrjedhje të sekretit hetimor?' Kraja-Majkos: Për non-gratat s'përgjigjem

Komisioni/ Kraja: Me paratë e konfiskuara kemi ngritur laboratorë eksperimentale

'A ndërhyn Rama dhe ministrat në punën tuaj?/ Kraja - Alibeajt: S'komentoj, zbatoj ligjin

Dosja e Aleks Nikës/ Ndreca: A mund të transferohet në SPAK? Kraja: Duhet vlerësuar

Dvorani dhe Ina Rama për President? Berisha: Janë subjekte të ndjekjes penale

Ç'do bëhet me Teatrin Kombëtar? Zotohet Berisha: Do ndërtohet siç ka qënë

8 emrat e PD për President, Berisha: Parodi e neverishme, keqpërdorim i Ramës

FMN propozoi shkrirjen e Bordit, Berisha: Të ndërhyhet me urgjencë për çështjen e borxhit

A e përdori PD për të justifikuar non-gratën? Berisha: Partia më ka penguar

'Non-grata' në gjykatën franceze, Berisha: Ka 2 faktorë kundër meje

Nëse vjen Berisha, PD duhet të pezullohet nga PPE, ish-kryeministri: Gaboi!

Berisha thirrje BE: Na hapni negociatat! Nuk e meritojmë, por po s'ndodhi sjell trazira në rajon

'Shqipëria anëtar i asociuar i BE'/ Rama: Mbështes vizionin e Macron

Gjermania kundër Ballkanit të Hapur? Rama: Ushqim për konsum lokal

'Ballkani i Hapur'/ Charles Michel: E mbështes, uroj që të gjithë t'i bashkohen nismës

'Ndryshojmë kursin'/ Rama: Nëse Bullgaria s'hap rrugë, do i shpëtojmë kthetrave të tyre

Integrimi/ Pse duhet mbajtur peng Shqipëria? Michel: Duhen zgjidhur konfliktet, ju mbështes

Integrimi në BE, Charles Michel: Angazhimi ynë nuk ka ndryshuar

Integrimi në BE/ Rama: Kemi hedhur hapa njëjtë si vendet që i kanë çelur negociatat

Aksioni i SPAK, Berisha: U dekonspirua, Edi Rama u shqetësua, dha mesazh tek bandat

Raporti i FMN, Ibrahimaj: Do jemi më të kujdesshëm, do analizojmë çmimet

Autori i vë zjarrin furgonit të policit në Shkodër, i maskuar si grua

Demokratja-Berishës: Ti je i ndershëm, këta të tjerët kanë nga 100 dashnore

Emri i presidentit të ri, Alibeaj flet për firmat: I kam! Në mbledhje sot ishin 26 deputetë

Negociatat për president tek PD, Alibeaj: Nesër pasdite do kemi mbledhje tjetër

17 shoferë “dru” në timon, 27-vjeçari rreh efektivin e Policisë teksa e shoqëronte

A janë arrestimet e Nuredin Dumanit? Kreu i SPAK se "lëshon" PENTITON: Nuk flas dot...

Pse s'janë arrestuar Ervis Martinaj dhe Suel Çela? Kraja dhe Nano: Po i kërkojmë akoma...

Ka dyshime për dekonspirtim?Kreu i SPAK: Jo!Do i shkojmë deri në fund, s'ka rëndësi sa të fortë janë

Cili ka qenë roli i shefit të Krimeve, Palushit? Arben Kraja: Ka shpërduar detyrën!

ZBULOHET emri i aksionit të SPAK, kuptimi! Kush e kishte "plumbin e artë"...

MEGAAKSIONI, Arben Kraja jep DETAJE: Shkatërruam 8 banda, të dhunshëm, paguanin shumë për vrasje

Zgjedhja e Presidentit, Bylykbashi: Alibeaj ka marrë përsipër t’i sigurojë Ramës votat

Shpërthim me tritol në lokalin Radhimë! Ambienti i marrë me qira nga kunati i Çelës

Momenti kur djali i Arben Mërkurit largohet nga vendngjarje, ia vranë të atin para syve

Vrasja në Sukth, dalin pamjet nga vendngjarja

'A ka më deputetë që hetohen?'/ Arben Kraja 'kyç gojën': Nuk jap përgjigje, e thotë ligji

Kreu i SPAK: 80% të rasteve që kemi në dorë, as që e dinë se janë nën hetim

Dosja 184 s'i "shqitet" Ulsi Manjës, Tabaku ia kujton para Arben Krajës, ministri: Kam një merak

PS sulmon SPAK, Balla: Pse s'hetohet Berisha? Tabaku e mbron: Shikoni "non grata-t" tuaja

'41 prokurorë janë shkarkuar'/ Kreu i KLP: Disa janë kërcënuar me jetë, u morën në mbrojtje

Qeveria miraton fond shtesë 160 mln lekësh për federatat sportive dhe sportistët elitarë

Manastirliu: Kemi miratuar financim shtesë për sistemin shëndetësor

Conferencë League! 25 Maji ditë pushimi, s'lejohen makinat, 'mbyllet' Tirana

Procesi i Rindërtimit, Ahmetaj: Do ndërtojmë 167 shkolla, 137 kompani marrin pjesë, program unik

Me kë e ka? Rama: Flet shumëkush për bujqësinë, ose s'kanë lidhje ose s'kuptojnë

Presidenti i ri/ Arrihet akordi! Balla-opozitës: Deri në raundin e tretë propozimet i keni ju

Presidenti i ri/ Balla-opozitës: Deri në raundin e tretë propozimet i keni ju

Basha lë me 'hije' kolegët, Agron Duka frikë të bëjë llogari: Se mos bëj ndonjë gabim?