Politike

“Bashkë për Shqipërinë”/ Rama në Gjermani për konferencën e Donatorëve, takohet me homologët ndërkombëtarë, ç’pritet të ndodhë më 17 shkurt

  • Holanda dhuron 3 milionë euro Blok: Kam parë histori që të thyenin zemrën (VD)
  • Fillimisht Rama është takuar me me homologun e tij kanadez, Justin Trudeau, ku kanë dikustuar për Konfenrëncën e Donatorëve. Në një video në Facebook, Rama shfaqet krah homologut të tij dhe shkruan Trudeau ka treguar gatishmërinë për të qenë pjesë, si edhe marrëdhëniet dypalëshe. 
    Featured image of article: “Bashkë për Shqipërinë”/ Rama në Gjermani për konferencën e Donatorëve, takohet me homologët ndërkombëtarë, ç’pritet të ndodhë më 17 shkurt
    Përditësuar:

    GJERMANI– Kryeministri Edi Rama është ka udhëtuar ditën e sotme drejt Gjermanisë ku po takohet me homologët ndërkombëtarë, vetëm tre ditë para mbajtjes së konferencës së donatorëve, e cila organizohet nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, për mbledhjen e fondeve që do të vijën në Shqipëri për ridnërtimin e banesave të shembura pas tërmetit të 26 nëntorit.

    Fillimisht Rama është takuar me me homologun e tij kanadez, Justin Trudeau, ku kanë dikustuar për Konfenrëncën e Donatorëve. Në një video në Facebook, Rama shfaqet krah homologut të tij dhe shkruan Trudeau ka treguar gatishmërinë për të qenë pjesë, si edhe marrëdhëniet dypalëshe. 

    Kryeministri Edi Rama është në Gjermanisë edhe me homologun e tij nga Kuvajti Sabah Al Khalid Al Sabah. Më pas kryeministri shqiptar ka zhvilluar një takim edhe me princin Faisal bin Farhan Al-Saud njëherësh dhe Ministër i Jashtëm i Arabisë Saudite. Rama dhe Faisal bin Farhan Al-Saud ka diksutuar në lidhje me rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti tragjik që la pas 51 jetë të humbura. Pas takimit me princin e Arabisë Saudite, Rama ka publikuar një tjetër postim në rrjetet sociale ku shihet se është mbledhur në tryezën e diskutimit mbi Ballkanin Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit në BE dhe sigurinë rajonale, në Mynih.

    Konferenca e Donatorëve do të mbahet në Bruksel në datën 17 shkurt, ku do marrin pjesë mbi 100 shtete, por edhe Banka Botërore me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe organizata të tjera. Qeveria shqiptare ka zhvilluar pak ditë më parë një konference ku ka bërë me dije dhe dëmet e tërmetit dhe ka publikuar një botim me të gjitha detajet e dëmeve të tërmetit. Fatura e dëmeve të tërmetit ishte gati 1 miliardë Euro. Konferenca e Donatorëve do të organizohet nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, e cila do at hapë atë bashkë me kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin e Këshillit Europian Charles Michel. Dosja.al zbardhi edhe detaje nga axhenda e konferencës me sloganin “Bashkë për Shqipërinë”. 

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Pas fjalës së Michels, do të ketë një prezantim nga Komisioneri për Menaxhimin e Krizave në BE, Janez Lenarcic, për vlerësimin e nevojave pas tërmetit. Në orën 16:30 do të nisë seanca e donatorëve, e cila do të hapet dhe do të mbyllet nga komisioneri Oliver Varhelyi. Ndërsa në orën 18:45, kryeministri Rama së bashku me Presidenten e KE, Ursula Von der Leyen do të dalin në konferencë për mediat.

    Nga ana tjetër Holanda ka bërë të ditur fondin e saj që do të dhurojë për Shqipërinë. me anë të një videoje në rrjetet sociale, ministri Steff Bolck u shpreh se Holanda do ët dhurojë 3 milionë euro për Shqipërinë.  Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan, 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa u dëmtuan dhe për këtë Rama ngriti Komitetin e Rindërtimit. Rama tha se projekti i rindërtimin nuk do të dëmtojë “buxhetin 2020” dhe se të gjitha familjet e prekura do të vendosen në banesa të reja, derisa të ndërtohen shtëpitë e tyre të reja.

    (f.m/dosja.al)

    • 19:18

      Konferenca e donatorëve, Rama takohet në Gjermani me Princin e Arabisë Sudite

      Kryeministri Edi Rama është takuar me Princin e Arabisë Saudite. Gjatë vizitës së tij në Gjermani, në kuadër të Konferencës së donatorëve që do të mbahet më datë 17 shkurt, Rama u takua edhe me princin Faisal bin Farhan Al-Saud njëherësh dhe Ministër i Jashtëm i Arabisë Saudite. “Me Princin Faisal bin Farhan Al-Saud, Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, për Rindërtimin dhe Konferencën e Donatorëve ditën e hënë në Bruksel,”- shkruan Rama krahas një fotoje me Princin e Arabisë Saudite, të cilën e ka publikuar në Facebook.

    • 17:11

      Konferenca e Donatorëve, zëdhënësja e KE: Ja programi, Von der Leyen dhe Rama do flasin për mediat

      Komisioni Evropian ditën e hënë do të organizojë Konferencën e Donatorëve për tërmetin e 26 nëntorit në Shqipëri. Në një deklaratë për mediat zëdhënësja e KE, Dana Spinant, u shpreh se Konferenca do të organizohet nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen. Po ashtu mësohet se në fund të konferencës do ketë një deklaratë për mediat nga Edi Rama dhe Presidenja e KE.

      Në orën 14:15 Presidentja e Komisionit Europian dhe kryeministri Edi Rama do të nënshkruajnë programin për mbështetjen e Shqipërisë lidhur me rindërtimin me një vlerë prej 15 milionë euro. Presidentja e Komisionit Europian do të hapë konferencën së bashku me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin e Këshillit Europian Charles Michel në 14:30. Komisioneri për Zgjerimin Olivér Várhelyi do të hapë dhe mbyllë sesionin e angazhimeve të donatorëve në këtë konferencë, ndërkohë që komisioneri Janez Lenarčič do të bëjë vlerësimin e nevojave lidhur me dëmet e tërmetit. Në përfundim të konferencës së donatorëve, presidentja Von der Leyen dhe kryeministri Edi Rama do të mbajnë një konferencë për shtyp“, tha zëdhënësia.

    • 13:12

      Rama takon kryeministrin kanadez: Tregoi gatishmërinë për të qenë pjesë e Konferencës së Donatorëve (VD)

      Kryeministri Edi Rama ndodhet në Gjermani ku po takohet me homologët ndërkombëtarë lidhur me Konferencën e Sigurisë që po mbahet në Munih. Gjatë qëndrimit në Gjermani, Rama është takuar me homologun e tij kanadez, Justin Trudeau, ku kanë dikustuar për Konfenrëncën e Donatorëve. Në një video në Facebook, Rama shfaqet krah homologut të tij dhe shkruan Trudeau ka treguar gatishmërinë për të qenë pjesë, si edhe marrëdhëniet dypalëshe.

      Kënaqësi e vërtetë të ulem sërish me mikun tim, Edi Rama nga Shqipëria. Më jep mundësinë së pari, të shpreh edhe njëherë ngushël​limet e mia për tërmetin e tmerrshëm për të cilin folëm kur u takuam në NATO. Kanadaja është angazhuar për të marrë pjesë edhe në Konferencën e Rindërtimit, në shkurt. Kemi punuar shumë mirë bashkë në misionet e NATO-s. Shqiptarët po kryejnë shërbimin përkrah Kanadasë në Letoni për mision “Enhanced Forëard Presence” dhe është kënaqësi të vazhdojmë të shkëmbejmë dhe të kemi një bashkëpunim kaq të mirë me ju, ndërsa ecim përpara“, u shpreh Rama.

      Ndërkohë nga ana tjetër kryeministri i Kanadasë deklaroi se do kontribuojnë për Shqipërinë. “Jam shumë mirënjohës dhe e vlerësoj shumë takimin me ju në çdo rast. Ju e dini që keni një ndikim shumë të madh tek shumë nga homologët tuaj. Në të njëjtën kohë e dini që jeni edhe Kryeministër i shumë shqiptarëve që jetojnë në Kanada, punojnë shumë dhe kontribuojnë për vendin tuaj, por gjithashtu marrin shumë njohuri dhe të mira nga vendi juaj për familjet e tyre. Do të doja t’ju shpreh edhe mirënjohjen që treguat ndjeshmëri për ato që ndodhën kohët e fundit. Mirënjohës që do të jeni i pranishëm në Konferencë. Duam t’i forcojmë marrëdhëniet. E di që jemi larg, por në një farë mënyre ndihemi shumë të afërt me vendin tuaj dhe të gjithë ju. Prandaj faleminderit për kohën dhe faleminderit që u ulët nga ana e flamurit shqiptar“, u shpreh shefi i qeverisë kanadeze.

    • 17:56

      Tërmeti tragjik i 26 Nëntorit, Holanda i dhuron Shqipërisë 3 milionë euro për rindërtimin, Blok: Kam parë histori që të thyenin zemrën (VD)

      Holanda do ti dhurojë Shqipërisë 3 milionë euro për rindërtimin e objekteve të dëmtuara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit. Kjo u konfirmua nga ministri i Jashtëm holandez Stef Blok, në prag të konferencës së donatorëve, e cila do të mbahet më 17 Shkurt në Bruksel.“Tërmeti shkatërrues që goditi Shqipërinë vitin e kaluar na tronditi të gjithëve. Kam parë pamje të dëmeve, ndërsa Kryeministri Rama dhe kolegu im Cakaj më kanë treguar histori që të thyenin zemrën për qytetarët shqiptarë që ranë viktimë e kësaj fatkeqësie. Vendet e Ulëta janë të përkushtuara fort që të ndihmojnë Shqipërinë në përpjekjet për rindërtim. Në solidaritet me popullin shqiptar Vendet e ulëta do të dhurojnë 3 milionë euro për rindërtimin”, tha Blok.

    Shto Koment