Politike

‘Bashkë me Aurelën…’/ Basha ndan eksperiencën: Kur isha student në Holandë ndihmoja Shqipërinë duke dërguar para

  • Rruga e Kombit, Basha kujton momentin historik: Mezi mbaja lotët
  • Lulzim Basha: Kam nisur të lexoj Tolstoin që kur isha 4 vjeç
  • Lulzim Basha shkruan në "Misioni im" se kur ishte student në Holandë, së bashku me Aurelën, kanë ndihmuar Shqipërinë, duke i dërguar ndihma.
    Featured image of article: ‘Bashkë me Aurelën…’/ Basha ndan eksperiencën: Kur isha student në Holandë ndihmoja Shqipërinë duke dërguar para Lulzim Basha

    TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha  ka ndarë në librin e tij momente nga periudha kur jetonte në Holandë. Basha shkruan në “Misioni im” se kur ishte student në Holandë, së bashku me Aurelën, kanë ndihmuar Shqipërinë, duke i dërguar ndihma.

    “Disa muaj më parë, gjatë bisedës përgatitore për një intervistë, pyetjes së gazetarit nëse kisha dhënë ndonjëherë personalisht ndonjë donacion, iu përgjigja se i fundit ishte javën e kaluar. “Kujt?”, ngulmoi ai. “Është kundër etikës sime personale të tregoj dhe të mburrem se kujt i jam gjendur në një situatë të vështirë”, iu përgjigja. Bashkë me Aurelën, që kur kemi qenë studentë në Holandë, kemi marrë pjesë në shumë fushata mbledhjesh dhe dërgimi ndihmash për Shqipërinë. Në jetën time personale, para futjes në politikë, fatmirësisht edhe prej të ardhurave të mjaftueshme që kam pasur, kam besuar gjithmonë se një dorë solidare duhet jetë diku për ata që janë në nevojë. Në kushtet e sotme, më është dashur të reflektoj thellë mbi atë se si tregu i lirë mund të jetë në dobi të të gjithëve; se si tregu u lirë mund të jetë human; se si demokracia shqiptare mund të jetë dhe një demokraci ekonomike; se si shpërndarja e të ardhurave kombëtare të jetë më e drejtë në shoqëri; se si mund të realizohet kjo, kur diferenca dhe pabarazia e rezultatit janë normë dhe parakusht i ekonomisë së tregut”.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    (k.m/dosja.al)

    Etiketa:

    Shto Koment