Politike

Basha zbulon ‘hilen’ e qeverisë: Masat ekonomike hyjnë në fuqi në 1 prill, për marsin nuk ndihmohet askush

Basha tha se qeveria nga 10 marsi deri në 31 prill nuk do ndihmojë askënd.
Featured image of article: Basha zbulon ‘hilen’ e qeverisë: Masat ekonomike hyjnë në fuqi në 1 prill, për marsin nuk ndihmohet askush

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka thënë sot se qeveria ndihmën për bizneset dhe qytetarët që mbeten pa punë do e fillojë nga 1 prilli. Në një intervistë në emisionin “Kjo Javë”, Basha tha se qeveria nga 10 marsi deri në 31 prill nuk do ndihmojë askënd.

Çështja e mbështetjes me financa për ata që nuk shkojnë në punë. Është botuar akti normativ dhe nga publikimet e para thuhet se i shtrinë efektet nga 1 prill. Ndërkohë qe prej 10 marsit Shqipëria është ne masa drastike, dhjetëra mijëra, qindra biznese janë të mbyllura. Qindra mijëra familje janë pa të ardhura, si do te bëjnë? Çfarë duhet të bëjnë nga 10 marsi deri në 1 prill? Shpenzimet vazhdojnë si më përpara. Prapë 5 veta marrin dhjetëra milionë euro për beton në një kohë vetëm betoni nuk është prioritet; prioritet është shëndetësia, prioritet mbështetja e njerëzve me ushqime, me medikamente, me te ardhura. Prioritet duhet të jetë ekonomia, duke nisur me biznesin e vogël që është shtylla e ekonomisë, fermeri dhe biznesi në tërësi”, u shpreh Basha.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë, në Shqipëri janë 186 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 10. 31 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Puka i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 107 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 77 shtretër. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment