Aktualitet

Nuk ka në krah Aurelën! Basha shkon i vetëm për të votuar, e shoqërojnë 18-vjeçarët, kryedemokrati s’lë njeri pa takuar

Ai takon gazetarët e qytetarët në QV dhe paraqitet i vetëm i pashoqëruar nga bashkëshortja e tij, Aurela. Megjithatë ka marrë me vete votues për herë të parë.
Featured image of article: Nuk ka në krah Aurelën! Basha shkon i vetëm për të votuar, e shoqërojnë 18-vjeçarët, kryedemokrati s’lë njeri pa takuar Lulzim Basha prane qendres se votimit

TIRANË -Kryetari i opozitës, Lulzim Basha paraqitet për të votuar në qendrën e votimit 192 pranë çerdhes nr.13, Rr. Demir Gashi, njësia 8. Jashtë ai ka takuar gazetarët e qytetarët, po ka rënë në sy se është paraqitur i vetëm dhe i pashoqëruar nga bashkëshortja e tij, Aurela. Megjithatë ka marrë me vete votues për herë të parë.

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

Shqipëria voton sot! Shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e 4 viteve të ardhshme. Rreth 3 milion e 600 mijë shqiptarë të regjistruar në listat e votuesve do të zgjedhin 140 përfaqësuesit e tyre në Kuvend, kjo pasi përveç subjektit zgjedhor, kanë të drejtë që të zgjedhin edhe kandidatin nga lista. Në këto zgjedhje marrin pjesë 12 parti dhe disa kandidatë të pavarur nga Lëvizja Vetëvendosje.


LAJMI KRYESOR: SHQIPËRIA VOTON! Sot 3.6 mln shqiptarë votojnë 140 ligjvënësit e rinj! PS kërkon ‘histori’ me mandatin e tretë, PD-LSI për rotacion

(E.k/dosja.al)

Shto Koment