Politike

Basha viziton fasonerinë në Kombinat dhe “shigjeton” Ramën: Po bën lojë të pistë për të hequr vëmendjen nga kriza ekonomike

Kreu i PD, Lulzim Basha, ka vizituar ditën e sotme një fasoneri në Kombinat, ku ka dëgjuar nga afër hallet dhe shqetësimet e punonjësve. Gjatë bisedës me punonjësit, ai ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, se po bën lojëra të pista politike, për të tërhequr vëmendjen nga kriza ekonomike.
Featured image of article: Basha viziton fasonerinë në Kombinat dhe “shigjeton” Ramën: Po bën lojë të pistë për të hequr vëmendjen nga kriza ekonomike Lulzim Basha

TIRANË -Kreu i Partisë Demokratike, në vijim të takimeve me biznesin dhe qytetarët,  është ndalur në një fasonerie në Kombinat. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Basha ka treguar detaje nga takimi, duke thënë se dëgjoi nga afër problemet e punonjësve.

Më tej ai akuzoi kryeministrin Edi Rama, se po bën lojë të pistë politike, për të tërhequr vëmendjen nga kriza ekonomike.

Postimi i Bashës

Edi Rama po provon çdo lojë të pistë politike për të hequr vëmendjen nga dështimi i tmerrshëm në menaxhimin e pandemisë dhe nga kriza ekonomike, që shqiptarët po e vuajnë çdo ditë dhe që po zbraz xhepat e tyre. Sot gjatë bisedës që zhvillova me punonjës të një fasonerie në zonën e Kombinati, folëm për planin se si të dalim nga kjo krizë e thellë dhe të shpëtojmë ekonominë dhe shëndetin e njerëzve. Ne nuk luajmë lojëra politike, ne po punojmë çdo ditë për nxjerrjen e vendit nga kriza ku e ka zhytur RAMAVIRUSI.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kjo deklaratë e Bashës, vjen pak ditë, pasi Komisioni i Ligjeve me një  seancë të beftë, e me një votim të dyshimtë hodhi poshtë marrëveshjen e 5 qershorit. Maxhoranca ka mbështetur opozitën e re, për të votuar paketën me ndryshimet kushtetuese, ku miratohen 3 ndryshime të kundërshtuara nga opozita PD-LSI. E para, ndalimi i koalicioneve parazgjedhore, së dyti, listat e hapura dhe së treti pragu 5% për partitë e vogla.

Basha ka akuzuar Ramën se ka prishur marrëveshjen. Gjithashtu ai foli edhe për një pazar të propozuar nga Rama (njëri kryeministër, tjetri president) që të ndaloheshin koalicionet.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment