Politike

Basha: Valdrin Pjetri është trafikant droge, duhet të merret urgjentisht i pandehur (VD)

Basha ka lëshuar akuza të rënda ndaj Valdrin Pjetrit duke e quajtur atë trafikant droge dhe se duhet të merret urgjentisht si i pandehur.

Tiranë- Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka deklaruar se Edi Rama është një kërcënim dhe rrezik për çdo familje shqiptare.

Basha është shprehur se Valdrin Pjetri duhet të merret urgjentisht i pandehur sepse ka shkelur Ligjin e Dekriminalizimit duke fshehur të dhënat mbi të kaluarën e tij si trafikant droge.

Reagimi i plotë:

Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare! Ai ka uzurpuar të gjitha pushtetet me një bandë kriminelësh e hajdutësh që i duhen për të vjedhur Shqipërinë.

Valdrin Pjetri duhet të merret urgjentisht i pandehur sepse ka shkelur Ligjin e Dekriminalizimit duke fshehur të dhënat mbi të kaluarën e tij si trafikant droge. Por Edi Rama i ka dhënë urdhër prokurorisë së korruptuar që ta mbrojë nga ligji i dekriminalizimit.

Por sa kohë Edi Rama është në zyrën e kryeministrit, nuk do ketë as drejtësi dhe as demokraci, banditët, kriminelët dhe hajdutët do të sundojnë Shqipërinë.

Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën! Shporrja e Hajdutit Psiqik dhe bandës së tij është jetike për sigurinë dhe jetën e çdo familje shqiptare! #HajdutiPsiqik#RamaIk

Ndërkohë në Shkodër sot janë zhvilluar protestë nga demokratët kundra Pjetrit. Fletushka dhe pankarta kundra kreut të ri të zgjedhur të Bashkisë.

Vetëm disa ditë më parë Partia Demokratike publikoi një letër që i kishte dërguar Prokurorisë së Përgjithshme, ku kërkonte të verifikohej pastërtia e figurës së Pjetrit. PD shkruante se ka indicie që Pjetri ka qenë i dënuar në Itali për trafik droge.  Pjetri tha se është i hapur për të bërë çdo verifikim.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment