Politike

Basha uron Plenkovic për fitoren e zgjedhjeve në Kroaci: Mezi pres të punojmë së bashku

Kreu i PD, Lulzim Basha ka uruar kryeministrin kroat, Andrej Plenkovic për fitoren në zgjedhje. Basha shkruan, se mezi pret që të punojë me Plekovic, për të forcuar bashkëpunimin mes dy vendeve dhe partive simotra.
Featured image of article: Basha uron Plenkovic për fitoren e zgjedhjeve në Kroaci: Mezi pres të punojmë së bashku Andrej Plenkovic dhe Lulzim Basha

TIRANË -Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka përshëndetur fitoren e Partisë Konservatore, të Andrej Plenkoviç në zgjedhjet në Kroaci. Në një postim në Twitter, Basha shkruan, se mezi pret që të forcojë bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve dhe partive simotra. Ndër të tjera ai ka falenderuar Kroacinë, për mbështetjen në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

“Përgëzime kryeministrit Andrej Plenkoviç për fitoren madhështore në zgjedhjet parlamentare. Mezi pres që të vazhdojmë të punojmë sëbashku për të forcuar bashkëpunimin strategjik mes dy vendeve tona dhe partive tona simotra. Faleminderit për mbështetjen që i jepni Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Europian”, – shkruan Basha.

 

Pas mbylljes së votimeve ditën e djeshme në  Kroaci, është mësuar se partia konservatore HDZ ka fituar zgjedhjet. Partia e kryeministrit Andrej Plenkoviç ka arritur të sigurojë shumicën e 151 mandateve në parlamentin e vendit. Aleanca opozitare e socialdemokratit Davor Bernardic ka fituar rreth 44 mandate. Partia e re nacionaliste e muzikantit Mirosllav Shkoro pritet të ketë 16 deputetë në parlamentin e ri. Në këtë mënyrë kjo parti pritet të luajë një rol të rëndësishëm në krijimin e qeverisë së re. Gjithashtu deputetja me origjinë shqiptare Ermina Lekaj-Përlaskaj, ka fituar mandatin e tretë.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment