DiasporaPolitike

Basha uron Kosovën me një video të veçantë: Gëzuar Ditën e Pavarësisë, nuk do të jeni kurrë vetëm!

VIDEO
Nëpërmjet një video, kryedemokrati shpreh urimin e tij për shtetin fqinj. Basha shprehet se kjo është data e dytë më e rëndësishme për kombin tonë si dhe thotë se Kosova nuk do të jetë asnjëherë vetëm.
Featured image of article: Basha uron Kosovën me një video të veçantë: Gëzuar Ditën e Pavarësisë, nuk do të jeni kurrë vetëm! Lulzim Basha

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka uruar Kosovën për 13-vjetorin e pavarësisë. Nëpërmjet një video, kryedemokrati shpreh urimin e tij për shtetin fqinj. Basha shprehet se kjo është data e dytë më e rëndësishme për kombin tonë si dhe thotë se Kosova nuk do të jetë asnjëherë vetëm.


POSTIMI:

Të dashur motra dhe vëllezër nga Kosova,Në këtë datë, të dytën më të rëndësishmen të kombit tonë, dua t’ju uroj nga zemra gëzuar Ditën e Pavarësisë!Sot kujtojmë me nderimin më të thellë presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën. Komandantin legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jasharin dhe mijëra bijat dhe bijtë e Kosovës që vunë në altarin e lirisë dhe pavarësisë jetët e tyre dhe gjakun e tyre.Sot Kosova përballet me sfida të mëdha. Po unë jam i sigurt se qytetarët e Kosovës, forcat politike të Kosovës dhe të gjitha institucionet e Kosovës kanë tashmë të gjithë përvojën, energjinë dhe vendosmërinë për ta çuar Kosovën përpara drejt njohjeve të reja ndërkombëtare, drejt fuqizimit të ekonomisë së saj dhe prosperitetit për çdo qytetar të Kosovës.Në këtë rrugëtim nuk do të jeni kurrë vetëm. Shqipëria do të jetë krah për krah me ju dhe unë ju garantoj se çdo ditë të jetës time, sot si kryetar i opozitës dhe nesër në krye të qeverisë, do të bëj gjithçka që Shqipëria të jetë në krah të Kosovës në përmbushjen me sukses të sfidave dhe të pritshmërive të qytetarëve të Kosovës.Edhe një herë ju uroj nga zemra, Gëzuar Ditën e Pavarësisë!

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sot Kosova feston 13-vjetorin e Pavarësisë. Me këtë rast një sërë aktivitetesh janë programuar gjatë ditës. Ky festim vjen disa ditë pas zgjedhjeve që përfshinë të gjithë vendin e që nxorrën fitues Albin Kurtin. Pritet që aktivitetet të zgjasin përgjatë gjithë ditës.

(a.b)/dosja.al

Shto Koment