Politike

Basha tregon shokun që pësoi pasi mori vesh rezultatet e 25 prillit: Degjenerim për fatin e Shqipërisë, s’kam kërkuar asnjëherë karrige për vete apo për Enkeljedin…

VIDEO
Teksa fliste para demokratëve në Fier, Basha tha se ai nuk e ka dashur asnjëherë karrigen për vetë, as për poste drejtorësh, por për të zhvilluar një betejë për të gjithë shqiptarët dhe për të sjellë ndryshimin në vend. 25 prillin, Basha e kosnideroi si nja masakër elektorale, të cilën tha se nuk do ta njohë aspak.
Featured image of article: Basha tregon shokun që pësoi pasi mori vesh rezultatet e 25 prillit: Degjenerim për fatin e Shqipërisë, s’kam kërkuar asnjëherë karrige për vete apo për Enkeljedin… Lulzim Basha, gjatë takimit me mbështetësit në Fier

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka treguar se për të kanë qenë ditë shoku, ditët e para pas 25 prillit kur mori vesh edhe rezultatin e zgjedhjeve parlamentare.

Teksa fliste para demokratëve në Fier, Basha tha se ai nuk e ka dashur asnjëherë karrigen për vetë, as për poste drejtorësh, por për të zhvilluar një betejë për të gjithë shqiptarët dhe për të sjellë ndryshimin në vend. 25 prillin, Basha e kosnideroi si nja masakër elektorale, të cilën tha se nuk do ta njohë aspak.


“Masakra elektorale e 25 prillit nuk do të njihet, tjetërsimi i rezultatit të qytetarëve nuk do të pranohet, Për këtë nuk ka pikë dyshimi, beteja do të vazhdojë për ata që e nisëm,  jo për karrigen time dhe të Enkelejdit. Jo për poste drejtorësh apo për tendera apo për të hapur dyert e doganave për kontrabandë. Ky degjerim është për fatin e keq të Shqipërisë sëmundja që ka mbërthyer për vdekje kundërshtarin tonë, beteja jonë do të vazhdojë për Shqiptarët.  Në të gjithë format dhe mënyrat në çdo fushëbeteje. Një gjë është e sigurt, e sigurt si drita e diellit sot fundi kësaj beteje i cili nuk mund të jetë trumfi i Rama-Doshit po përmbusja e këtij regjimi dhe fitorja e shqiptarëve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ditët e para kanë qenë ditë shoku dhe tronditëse jo vetëm për demokratët por për të gjithë shqiptarët, dhe kjo është fare njerëzore përndryshe nuk do ishim njerëz se nuk jemi prej guri por kocka jonë është e pathyeshme nëqoftëse është dicka që e dinë të gjithë mirë është se demokratë nuk dorëzohen kurrë. Ndryshimi u pengua në mënyrë të paligjshme, shokut po i le vend zemërimi dhe forca për të rëzuar këtë qeveri njëhere e përgjithmonë,”- tha Basha.

(f.m/Dosja.al)

Shto Koment