Politike

Basha thirrje protestuesve: Mos dëmtoni asnjë policë, janë vëllezërit tanë

Basha tha se  i vetmi njëri që do dhunë është Rama, ndërsa ata duhet të përplasemi me policët, që për kreun e PD janë vëllezërit me uniformë.

TIRANË- Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në protestë tha u ka bërë një thirrje të gjithë pjesëmarrësve që të mos bëjnë asnjë akt dhune kundër policëve.

Basha tha se  i vetmi njëri që do dhunë është Rama, ndërsa ata duhet të përplasemi me policët, që për kreun e PD janë vëllezërit me uniformë.

Vëllezër dhe motra, ju bëj thirrje: mos ndërmerrni asnjë veprim që dëmton protestuesit apo vëllezërit tanë në uniformë. Zemërimi juaj është i ligjshëm, por ka vetëm një njeri që do dhunë, ka vetëm një njeri që lutet për dhunë, dhe ky është njeriu që do t’i shpëtojë gjykimit të popullit, do ti shpëtojë gjykimit të Evropës. Ky është Edi Rama dhe banda e tij. Nuk do ti shpëtojë, gjykimi i Evropës po vjen, gjykimi i popullit është i pashmangshëm”, ishte kjo thirrja e Bashës për protestuesit.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment