Politike

Basha takon përfaqësuesit e shoqatës së pronarëve: Rama ka interes një grusht individësh, e drejta e pronës nuk mund të zhbëhet me një kompensim qesharak.

Kreu i PD, Lulzim Basha u takua sot me përfaqësues të shoqatës së pronarëve. Gjatëfjalës së tij, Basha akuzoi Ramën se ka vepruar kundër interesit të pronarëve, ndërsa ra dakord me këta të fundit, për hartimin e një plani.
Featured image of article: Basha takon përfaqësuesit e shoqatës së pronarëve: Rama ka interes një grusht individësh, e drejta e pronës nuk mund të zhbëhet me një kompensim qesharak. Basha me pëfaqësuesit e shoqatës së pronarëve
Përditësuar:

TIRANË –Kreu i Partisë Demokratike zhvilloi sot një takim me përfaqësues të shoqatës së pronarëve. Çështje kryesore diskutimi ishte qëndrimi dhe lobimi negativ i qeverisë Rama për pronat. Basha u shpreh gjatë takimit, se të gjitha ligjet e qeverisë kanë qenë kundër pronës private dhe në shërbim të biznesmenëve korruptivë të lidhur me të, duke vënë theksin tek ligji për investimet strategjike. Kryedemokrati gjithashtu  ka rënë dakort me përfaqësuesit e shoqatës së pronarëve për hartimin e një projekti në ndihmë të tyre.

Basha me pëfaqësuesit e shoqatës së pronarëve

Qeveria Rama ka interes vetëm një grusht individësh që përfitojnë në kurrizin e pronarëve. Ne besojmë se e drejta e pronës nuk mund të zhbëhet me një kompensim qesharak. Interesi i kësaj Qeverie janë oligarkët, PPP dhe koncesionet me miliarda euro në kurriz të shqiptarëve. Duke patur parasysh edhe të metat tona në raport me pronën dhe pronarët gjatë qeverisjes së PD, kemi vendosur që t’i ofrojmë pronarëve ndihmën tonë ligjore përmes ekspertëve në trajtimin e çështjeve të tyre në aulat gjyqësore ndërkombëtare. Gjithashtu, së bashku me ta, u dakordësuam për të hartuar një projekt të qartë dhe gjithashtu piketat kyçe të një pakete ligjore që do të zëvendësojë korpusin kriminal të projektligjeve në lidhje me pronën të miratuar nga qeveritë Rama”, tha Basha gjatë takimit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment