LIVE UPDATES
Politike

Basha takohet me parodistët e Vlorës, deklaratata e tyre: Bujarin e duan se ka bërë për Vlorën! Bravo të qoftë, të uroj

17 Mars 2021, 12:36 Nga DOSJA
Basha takohet me parodistët e Vlorës, deklaratata e tyre: Bujarin e

VLORË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë qëndrimit në Vlorë ka zhvilluar një takim dhe me parodisët e njohur, Mane Lumani dhe Afrim Agalliu. Në bisedën e tyre që patën me kryetarin Basha, ata ngritën problemet e ndryshme që e kanë zënë vendin, në çdo fushë të tij.


Mane Lumani tregoi: “Ka 9 vjet vite që ka dalë në pension. Merr një pension minimal dhe nuk e kanë vlerësuar për një pension të veçantë me kontributin e tij që ka një jetë tërë. Dhe kjo është për të ardhur keq sepse Manja ka një kontribut të jashtëzakonshëm pavarësisht fatkeqësisë që ka për këtë që ka ndodhur para 15 vjetësh.”

Kurse Afrim Agalliu tha: “Një gjë tjetër, përveçse asaj kategorie njerëzish që duhet të shikohen me përparësi, duhet të jenë edhe pensionistët. Sepse nuk është thjesht pensioni i Manes, flasim për një kategori njerëzish të cilët kanë dhënë kontributin kanë dhënë jetën, kanë dhënë shpirtin e tyre. Pas ’93 – ’94 rriteshin nga një cikë, pensionistët gëzonin, por është rritur ama. Kështu që në këtë drejtim jam i bindur që edhe ti Mane.

Mua më ka bërë përshtypje një gjë tek ju, personalisht. Ajo që keni thënë që, nëse unë nuk realizoj ato që kam thënë në mandatin e parë, unë nuk kërkoj mandat të dytë. Asnjë nuk e ka bërë këtë. Je i vetmi që e bën, bravo të qoftë dhe të uroj edhe për listat, ke qenë shumë i kujdesshëm. Vlora për të përgjërohet, për çdo edhe pa bindje, pa bindje, të majtë, të djathtë Bujarin e duan se ka bërë për Vlorën. Dhe unë nipit tim i thashë: pse je futur në politikë? Për interes apo për kontribut? Për kontribut! – Vazhdo!- i thashë. Unë nuk jam marrë me politikë. Unë kam qenë dhe do të jem edhe kur ju të jeni kryeministër, oponencë e juaja.”

Në fjalën e tij Basha tha se 8 vitet e fundit janë një ngecje e Shqipërisë në të gjitha fushat e saj. Ai u zotua se qeveria e ardhme, si fillim do të punojë që të sjell normalitetin vendit dhe me vënien në zbatim të programeve të Partisë Demokratike do t’i vij në ndihmë çdo shtrese të shoqërisë.

FJALA E BASHËS:

Është e tmerrshme që ne nuk gjejmë, nuk kanë gjetur kohën se paratë janë dhe respektin për artistët. Paratë janë, por paratë i çojnë atje ku u do qejfi atyre, tek xhepat e tyre edhe xhepat e ortakëve të tyre. Unë ju jap fjalën që kjo do të jetë një nga gjërat e para që do të ndryshojë. Fillimisht do të kemi për artin dhe kulturën aktual dhe për artistët që i kanë dhënë jetën artit dhe kulturës të njëjtin trajtim që kanë artistët në rajon. Nuk ka artist në rajon që të jetë nëpërkëmbur, përdhosur. Duke hequr duart nga drejtësia, duke bërë reformon në drejtësi dhe jo reformë fallco, duke mundësuar gjyqtarëve dhe prokurove jo vetëm t’i mbrojnë, por t’i çojnë para drejtësisë politikanët e korruptuar dhe njerëzit që kanë futur duart nga xhepat e shqiptarëve. Pa luftuar korrupsionin Shqipëria nuk bën dot përpara dhe për këtë do të keni vullnetin tim të hekurt. Prandaj 25 prilli është një garanci më shumë sepse duke votuar për ndryshimin do të votoni që të çlirohet Shqipëria nga kapja politike do të votoni që gjyqtarët dhe prokurorët të bëjnë punën për të cilën janë betuar para kushtetutës.

E ndjej dhimbjen e tyre e prek vuajtjen e tyre njësoj edhe si minatorëve të Bulqizës dhe të gjithë të vuajturve të tjerë të këtyre 8 viteve qeverisje. Po nuk e ndjeve vuajtjen e njerëzve, po se kuptove çdo të thotë mos kesh ushqim për fëmijët, po se kuptove pasigurinë e atyre që kanë një vend pune por mund ta humbasin nesër, dëshpërimin e atyre që s’kanë punë dhe nuk dinë nga t’ja mbajnë, nuk mund të ndërtosh politika, nuk mund të zbatosh politika. Ndaj plani ynë është plan pune, jo premtime boshe. Dhe me këtë plan pune është krejtësisht e mundur t’ju vijmë në ndihmë të gjithë atyre që janë goditur, edhe naftëtarëve, edhe minatorëve. Sepse legjenda e fundit që ka ngritur ky regjim është ku do ti gjeni lekët?

Lekët do ti gjejmë tek buxheti i shtetit. Aty ku gjen lekët Edi Rama për të paguar oligarkët, aty ku gjen lekët Edi Rama për të vjedhur paratë e shqiptarëve në kohë pandemie, aty ku gjen lekët Edi Rama për të vjedhur lekët e rindërtimit në kohë pandemie. Një qeveri e përgjegjshme me vullnet, siç e the, se është vullneti politik i pari dhe me një zemër dhe një fytyrë njerëzore, ato para që sot vidhen dhe shpërdorohen, që sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit janë 7.2 miliardë në 8 vite, ato para do ti kthehen qytetarëve shqiptarë. Lekët janë por ka munguar dëshira, lekët janë por ka munguar vullneti sepse vullneti dhe dëshira e këtyre 8 viteve ka qenë për një grusht njerëzish por Shqipëria nuk është kurrë e një grushti njerëzish, Shqipëria është e të gjithë shqiptarëve. Shqipëria është e të gjithë shqiptarëve!

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike afrim agalliu basha ne vlore lulzim basha lulzim basha ne vlore mane lumani afrim agalliu basha ne vlore lulzim basha lulzim basha ne vlore mane lumani

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni