Politike

Basha takohet me Donald Tusk: Një mbështetës i jashtëzakonshëm i Shqipërisë dhe shqiptarëve në rrugën e integrimit në BE

Ka qenë vet Basha me anë të një postimi në mediat sociale që ka publikuar foto nga takimi dhe shkruan se ka marrë mbështetjen e Tusk.
Featured image of article: Basha takohet me Donald Tusk: Një mbështetës i jashtëzakonshëm i Shqipërisë dhe shqiptarëve në rrugën e integrimit në BE Lulzim Basha dhe Donald Tusk

KROACI – Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me Presidentin e ri të Partive Popullove Evropiane, Donald Tusk. Ka qenë vet Basha me anë të një postimi në mediat sociale që ka publikuar foto nga takimi dhe shkruan se ka marrë mbështetjen e Tusk.

Gjeta mbështetjen e plotë dhe gatishmërinë e Presidentit Tusk për të na ndihmuar në këtë proces transformimi rrënjësor të vendit tonë, duke vendosur në Shqipëri standartet e Bashkimit Europian”, shkruan më tej Basha.

Donald Tusk dhe Lulzim Basha

REAGIMI I PLOTË

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pata kënaqësinë të bashkëbisedoja dhe ti uroja suksese Presidentit të ri të Partisë Popullore Europiane, Donald Tusk, një mbështetës i jashtëzakonshëm i Shqipërisë dhe shqiptarëve në rrugën e integrimit në BE.  Ndava me Presidentin Tusk vendosmërinë time për të luftuar fort për plotësimin e të gjitha detyrimeve që vendi ynë ka për hapjen e negociatave, dhe për të bindur me rezultatet e punës tonë vendet skeptike, sic kemi bërë për anëtarsimin në NATO dhe heqjen e vizave.

Gjeta mbështetjen e plotë dhe gatishmërinë e Presidentit Tusk për të na ndihmuar në këtë proces transformimi rrënjësor të vendit tonë, duke vendosur në Shqipëri standartet e Bashkimit Europian, zgjedhje të lira dhe të ndershme, funksionimin e shtetit ligjor, barazinë para ligjit, luftën kundër korrupsionit, ndarjen e politikës nga krimi dhe zhvillimin ekonomik. Presidenti Tusk theksoi se në një betejë politike, e vërteta dhe vendosmëria do të triumfojnë kundër lajmeve të rreme, manipulimeve dhe urrejtjes, ndërsa shprehu angazhimin për ta ndihmuar Shqipërinë të thotë të vërtetat e saj larg propagandës. Presidenti i PPE, mirëpriti ftesën time për të vizituar së shpejti vendin tonë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment