Politike

Basha nga Devolli: Rama i ka braktisur fermerët, asnjë kacidhe për bujqësinë (VD)

Gjatë këtij takimi Basha tha se sektori i bujqësisë është më i braktisuri, ku mbështetja për fermerët sa vjen e ulet. Sipas Bashës, Shqipëria është i vetmi vend në Ballkan që qeveria nuk e mbështet fermerin me financime. 

DEVOLL– Kreu i PD-së Lulzim Basha po zhvillon një takim me fermerët e Devollit.

Gjatë këtij takimi Basha tha se sektori i bujqësisë është më i braktisuri, ku mbështetja për fermerët sa vjen e ulet. Sipas Bashës, Shqipëria është i vetmi vend në Ballkan që qeveria nuk e mbështet fermerin me financime.

“E gjithë Shqipëria punon për një kalçeto me oligarkë të Edi Ramës. Ftesa e parë që kam nga Devolli, të keni besim se të gjithë bashkë jemi një forcë që dikton ndryshimin. Asnjë forcë e së keqes nuk e mposht bashkimin.

Kemi bërë hapa pas, fermeri është harruar. Kostot e rënduara e kanë bërë punën tuaj të pavlerë në treg. Produktet tuaja përfundojnë në kanal të pashitura sepse sektori i bujqësisë dhe blegtorisë, është sektori më i braktisur. Shqipëria është i vetmi vend në Ballkan që qeveria nuk e mbështet fermerin me financime. Vit pas viti mbështetja për fermerët sa vjen e ulet. Edhe këtë vit mbështetja në buxhet është shumë  e ulët. Potenciali është I jashtëzakonshëm, por ju mungon një qeveri që ju mbështet.

Ne kemi një qeveri që ju rëndon me politika abusive duke e renditur vendin në vendin e tretë më të korruptuar të botës. Edi Rama hyri në histori për rekordin e korrupsionit. Rama financon propagandën me paratë që ju merr ju. Korrupsionin e solli vetëm një njeri, Edi Rama që e ktheu vjedhjen në art. Vetëm muajt e fundit dhjetëra million euro zhduken dhe i jepën dy tre miqve të Ramës. Shikoni koorporatën e investimeve, korportaën e hajdutërisëqë është krijuar për të marrë pronat e shqiptarëve dhe për tja dhënë miqve të Edi Ramës”, u shpreh Basha.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment