Politike

Basha takim me bizneset në Tiranë, akuza ndaj qeverisë: Dje i dha bandës së Lushnjes 727 mijë euro për inceneratorin e Tiranës

Basha ka deklaruar sërish sot se e qeveria Rama i ka dhënë ditën e djeshme bandës së Lushnjes 727 mijë euro nëpërmjet kontratës që ka bërë për inceneratorin e Tiranës.
Featured image of article: Basha takim me bizneset në Tiranë, akuza ndaj qeverisë: Dje i dha bandës së Lushnjes 727 mijë euro për inceneratorin e Tiranës Lulzim Basha

Tiranë- Ditën e sotme kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar takime me bizneset në njësinë numër 8 në Tiranë. I shoqëruar nga Jorida Tabaku, Basha ka zhvilluar biseda me pronarët e bizneseve, për të cilët ka deklaruar se ata nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga qeveria gjatë periudhës së pandemisë.  Ndërkohë, kryedemokrati ka ritheksuar se qeveria Rama i ka dhënë ditën e djeshme Bandës së Lushnjes 727 mijë euro nëpërmjet kontratës që ka bërë për Inceneratorin e Tiranës.

Ndërkohë që qytetarët janë në pamundësi, RAMAVIRUSI i dha vetëm dje 727 mijë euro inceneratorit të Tiranës. Kjo qeveri dhe ky kryeministër janë sot barra më e rëndë dhe e keqja më e madhe për qytetarët shqiptarë.”, shprehet ndër të tjera Basha.

Ndërkohë një qytetare  u shpreh ndaj Bashës: “Aplikuam për pagën e luftës, asgjë s’kemi marrë deri më sot. Është shumë keq puna. Po e shtuna e diela pastaj. Unë kam dhjetë vjet me ketë asnjë ditë nuk e kam mbyll lokalin. Të shtunën në ora 21:00 vjen policia, “Mbyll dritat, mbyll lokalin!”. Ça është kjo kështu, mua në 20:30 më vijnë klientët, që dalin tani që është verë.”

Reagimi i plotë:

Basha takon bizneset në Njësinë nr 8 në Tiranë: Ekonomia shqiptare po vuan nga RAMAVIRUSI. Gjendja në njësinë Nr. 8 në Tiranë ku qytetarë dhe biznese po përballen me një krizë të thellë ekonomike është e dhimbshme: varfëri, papunësi dhe shumë biznese që falimentojnë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Qytetarët nuk kanë marrë asnjë ndihmë të premtuar nga Rama. Nuk ka asnjë projekt konkret për të nxjerrë nga kriza e pandemisë ekonomike biznesin e vogël.

Shfaqjeve me regji të propagandës së Edi Ramës ju ka dalë boja. Situata e vështirë ekonomike, xhepat e boshatisur, tavolinat e zbrazëta dhe papunësia alarmante janë e vërteta e hidhur që nuk mund të fshihet.

Ndërkohë që qytetarët janë në pamundësi, RAMAVIRUSI i dha vetëm dje 727 mijë euro inceneratorit të Tiranës. Kjo qeveri dhe ky kryeministër janë sot barra më e rëndë dhe e keqja më e madhe për qytetarët shqiptarë.

Të njëjtën akuzë bëri ditën e djeshme, Lulzim Basha në emisionin “Opinion”  ku u shpreh se Banda e Lushnjes ka marrë 727 mijë euro, pas një kontrate që ka bërë me Inceneratorin e Tiranës. Kreu i PD-së u shpreh se mediet censurojnë deklaratat e tij.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment