Politike

“Gjyqtarë t’i falen natën në Surrel”/ Basha sulmon Ramën nga Saranda: Bashkë me Dvoranin duan të kapin Kushtetuesen (VD)

Gjatë këtij takimi, Basha u shpreh se rritja e taksave dhe e kostos së shërbimit, korrupsioni janë tre arsyet për situatën që ndodhemi.

SARANDË- Lideri demokrat, Lulzim Basha në kuadër të nismës “Rrugëtim për Shqipërinë”, është ndalur ditën e sotme në qytetin e Sarandës.

Gjatë kësaj ndalese, Basha zhvilloi një takim me bizneset e vogla, ku u njoh nga afër me problematikat konkrete të tyre. Ai tha se rritja e taksave dhe e kostos së shërbimit, korrupsioni janë tre arsyet për situatën që ndodhemi.

Kreu i PD-së gjatë takimit me banorët e Sarandës ka folur për përplasjen për Gjykatën Kushtetuese, duke e quajtur vendimin e KED-së si tender me përcaktim. Basha tha se qeveria Rama ka renditur Shqipërinë në vendin e 3 më të korruptuar në botë.

“Rritja e taksave dhe e kostos së shërbimit, korrupsioni janë tre arsyet për situatën që ndodhemi.Në kushte normale Saranda do të tërhiqte krah pune, por për shkak të situatës po ikin njerëzit Ja si po përmytet Himara. Nese nuk bën kanalizmet e ujërave të zeza, të rrofshin pllakat e bukura. Por kjo ëshrë një qeveri që ka arritur fasadat. Mesazhi i dytë është qëv për këtë qeveri është jetike që të bllokojë reformën në drejtësi. Ky është kërcënimi më I madh. Këta nuk duan Gjykatë Kushtetuese. Këta duan të kapin gjithë drejtësinë. Rama në bashkëpunim me Dvoranin duan të kapin Kushtetuesen. Duhet një drejtësi siç e parashikon Kushtetuta, jo drejtësi siç e parashikon Surreli.Edi Rama ka vetëm një qëllim, ose ta kapë ose ta bllokojë reformën në drejtësi. Kjo që po ndodh me Gjykatën Kushtetuese, është grusht institucional. Një Gjykatë e kapur, një drejtësi e kapur i shërben qeverisë dhe një grushti oligarkësh dhe jo ju. Zotimi i parë është vendosja e barazisë para ligjit dhe heqja e trarëve të korrupsionit. Korrupsioni nuk luftohet me fjalë por më vepra. Mungesa e shpresës vjen prej mungesës së kësaj qeveri për të ofruar shpresë. Ndryshe nga këta, ne ofrojmë çlirim të biznesit, duke luftuar korrupsionin. Për biznesin e vogël do të ketë vetëm një taksë 0.5 % jo dhjetë taksa dhe eleminimin e taksës Rama për karburantin”, shpreh Basha.

vijon…

(a.m/dosja.al)

Shto Koment