Factcheck

Njësoj si Rama, çfarë nuk shkoi me bashkëbisedimin ‘live’ të Bashës me qytetarët

U bë komenti i parë, i dytë i tretë dhe i dhjetë, por Basha priste ende. Sytë nuk i shqiste nga ekrani i kompjuterit dhe befas në e ekranin e tij (dhe tonin) u shfaq një pyetje.
Featured image of article: Njësoj si Rama, çfarë nuk shkoi me bashkëbisedimin ‘live’ të Bashës me qytetarët Lulzim Basha dhe komenti i qytetarit

TIRANË- Kreu i Partisë Demorkatike, prej ditësh ka nisur një aksion të ri të komunikimit me qytetarët dhe u premton atyre se do i dëgjojë, por kërkon që ata t’i shprehin shqetësimet e tyre. Në kuadër të këtij aksioni të ri, Basha organizoi dhe një forum pyetjesh në Facebook, ku të gjithë komunikimin i parapriu me një postim në Facecook.

Gjithçka nisi bukur. Basha para një kompjuteri, të gjithë e ndiqnin live dhe kush kishte dëshirë mund të komentonte. U bë komenti i parë, i dytë i tretë dhe i dhjetë, por Basha priste ende. Sytë nuk i shqiste nga ekrani i kompjuterit dhe befas në e ekranin e tij (dhe tonin) u shfaq një pyetje.

Një qytetar kërkonte shpjegim nga kreu i PD, për fshatrat dhe zonat rurale. Basha si me magji e lexoi këtë pyetje dhe nisi shpjegimin për programin e tij, por ndërkohë komentet në Facebook vijonin për tema të tjera.

Qytetarët në Facebook kërkonin përgjigje të tjera, por Basha duket se kishte një program paraprak. Kjo u vërtetua kur në ekran, pyetja e Fatos Ajces (qytetari i parë që komnentoi) u shfaq për herë të dytë dhe për herë të tretë, e kreu i PD kërkonte ndjesë se “live” kishte një gabim teknik. Gabimi teknik i renditjes së pyetjeve zbuloi se komunikimi i numrit një të selisë blu nuk ishte live, por ishte regjistruar më herët.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Po ashtu u vu re se ky komunikim, dhe pse presupozohej të ishte në Facebook dhe përgjigjet do gjeneroheshin nga komentet në formë pyetje gjatë live-s, u transmetua dhe në Youtube, duke treguar se gjithçka ishte një komunikim i stisur.

Por ky nuk është rasti i parë, kur një politikan del zbuluar më propagandën e tij. Pak kohë më parë të njëtjën gjë e ka bërë dhe Rama me studentët, ku ftoi në një studio televizive anëtarët e forumit, po ashtu dhe në një komunikim live me ta, pyetjet kishin një moderim dhe komentet kundër fshiheshin e qëndronin vetëm ata që Kryeministri kishte përgatirur një përgjigje paraprake.

(A.B. Dosja.al)

2 Komente në “Njësoj si Rama, çfarë nuk shkoi me bashkëbisedimin ‘live’ të Bashës me qytetarët

  1. Fillimi i largimit te popullit nga Shqiperija filloj kur partija jote i premtoj popullit se Shqiperija dote behet si Evropa por ndhi e kunderta,kurse sot flet per Ramen ju jeni nji lloj vetem mendoni si ti mbushni xhepat ne kuriz te popullit,dhe te pasuroni familjet e juja Rama ja shet shtetin Serbise ,kurse ty ja dhurove Greqise i mjeri populli Shqipetare si ne Shqiperi ashtu edhe ne Kosove.

  2. Fiks fare.

Shto Koment