Politike

Ndarja nga jeta e mjekut Hysni Shkjau, Basha shpreh ngushëllime: Humbje e pazëvendësueshme për qytetarët e Pukës

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të mjekut nga Puka Hysni Shkjau. Sipas Bashës kjo ishte një humbje e rëndë për miqtë dhe qytetarët të cilëve Shkjau i shërbeu për 40 vite.
Featured image of article: Ndarja nga jeta e mjekut Hysni Shkjau, Basha shpreh ngushëllime: Humbje e pazëvendësueshme për qytetarët e Pukës Hysni Shkjau dhe Lulzim Basha

TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllim për ndarjen nga jeta të mjekut Hysni Shkjau. Basha shkruan, se Shkjau është një humbje e pazëvendësieshme për miqtë e Shkjaut dhe qytetarët e Pukës, për të cilëve u shërbeu për 40 vite. Kryedemokrati ndër të tjera, e ka quajtur ditë e sotme, zi për personelin shëndetësore në vend.

Ndarja nga jeta e dr. Hysni Shkjaut është një dhimbje e madhe për familjen dhe miqtë e tij dhe një humbje e pazëvëndësueshme për qytetarët e Pukës të cilëve ai u shërbeu me përkushtim per 40 vite. E sotmja është një ditë zie për personelin shëndetësor në vend, që mes përballjes të vështirë me pasojat e COVID-19, humbi sot dhe një mjek që jetën dhe profesionin e vuri në mbrojtje të qytetarëve. Ngushëllimet e mia shkojnë sot për familjen e dr. Hysni Shkjaut, mjekut të madh të Pukës që do ta nderojë dhe kujtojë përherë veprën e tij. U prehtë në paqe!“, shkruan Basha.

 

Hysni Shkjau është mjeku i dytë pas Arjan Pushit, që humb jetën për shkak të COVID-19. Ai po luftonte prej kohësh me sëmundjen, ndërsa kishte shfaqur edhe vështirë në frymëmarrje. Gjithashtu mjeku 69-vjeçar vuante edhe nga sëmundje bashkëshoqëruese.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment