Aktualitet

Basha, Ristani e Dervishi të pandehur për lobimin në SHBA, ja sa vite burg rrezikojnë

Ata do të gjykohen vetëm për akuzën e “falsifikimit të vulave, stampave ose të formularëve”, që përcaktohet nga neni 190 i Kodit Penal.
Featured image of article: Basha, Ristani e Dervishi të pandehur për lobimin në SHBA, ja sa vite burg rrezikojnë Arben Ristani, Lulzim Basha dhe Ilir Dervishi

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ish-Sekretari i Përgjitshëm, Arben Ristani dhe ish-financieri Ilir Deviashaj, tashmë janë zyrtarisht të pandehur për lobimin në SHBA. Ata do të gjykohen vetëm për akuzën e “falsifikimit të vulave, stampave ose të formularëve”, që përcaktohet nga neni 190 i Kodit Penal.

Por sipas Kodit kjo vepër është e rëndë, pasi dënimi për të është deri në 7 vite burgim. Që do të thotë nëse Gjykata pranon provat e organit të akuzës, Basha, Ristani e Dervishi rrezikojnë deri në 7 vite burg.

Çfarë thotë Neni 190 i Kodit Penal?

Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve (Ndryshuar me ligjin nr.9188, datë 12.2.2004, neni 6; shtuar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 15; shfuqizuar me vendimin e Gjykatës Kushtetuese nr. 47, datë 26.7.2012, pjesa që parashikon dënimin me gjobë si dënim kryesor)

Falsifikimi ose përdorimi i vulave, i stampave apo i formularëve të falsifikuar ose paraqitja e rrethanave të rreme në këto të fundit, që u drejtohen organeve shtetërore, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet.

Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë apo ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet.

Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet.

Lulzim Basha, Arben Ristani dhe Ilir Dervishaj janë marrë të pandehur nga Gjykata për lobimin në SHBA. Prokuroria ka rrëzuar një akuzë, dhe tashmë për tre funksionarët e PD rëndon vetëm akuza për ‘falsifikim dokumentave’. Ristani ka reaguar dhe ka hedhur poshtë akuzat, duke i quajtur dashakqësi. Ndërkohë ka ardhur një reagim dhe nga Taulant Balla, i cili shprehet i pakënaqur me Prokurorinë. Basha, Ristani e Devishaj rrezikojnë deri në 7 vite burgim.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment